Bibliotekat – institucione të kujtesës nacionale

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar nga drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku, kanë vizituar Republikën e Shqipërisë, ku janë takuar me drejtuesit e institucioneve të kulturës të këtij vendi, ministren e Kulturës, Mirela Kombaro, dhe drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani.

Ministri Shala dhe drejtori Gajraku, me ministren Kumbaro dhe drejtoreshën Asllani, kanë biseduar për të konkretizuar bashkëpunimin në fushën e bibliotekave, fazë kjo që i paraprinë nënshkrimit të një marrëveshje mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Po ashtu, dy delegacionet kanë shtruar nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve të rëndësishme të kujtesës nacionale, në funksion të dinamizmit të kulturës mbarëkombëtare.

Ndërmjet delegacionit tonë dhe atij të Shqipërisë është biseduar për bashkëpunim në fusha të ndryshme, sidomos në trajnim dhe avancim të stafit bibliotekarë.

Po ashtu, është biseduar që kopjet e detyruara nga botuesit të dyja vende, tash e tutje, të ndahen në dy institucionet përkatëse, ato të Kosovës në Shqipëri, dhe anasjelltas.

Po ashtu, palët kanë biseduar edhe për Programin e Përbashkët Kulturor, veçmas ato aktivitete që lidhet me Kalendarin e Përbashkët Kulturor mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Dy bibliotekat janë zotuar të bashkëpunojnë ngushtë edhe për organizmin e konferencave të përbashkëta, që lidhen me ngjarje të rëndësishme të kulturës nacionale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …