Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Kosovës, se një pjesë e rrugës rajonale R-115 Prizren – Prevallë, nga Gornje Sello deri në Prevallë, tek hotel ‘Sharri’, do të jetë e mbyllur për qarkullim të të gjitha automjeteve nga dita e e nesërme. Mbyllja e këtij aksi rrugor po bëhet me qëllim të evitimit të rrezikut nga rrëshqitjet e vazhdueshme të dheut dhe gurëve. Ministria fton të gjithë qytetarët që të udhëtojnë për në këtë destinacion nga rrugët e tjera ekzistuese. Ministria e Infrastrukturës dhe organet e tjera kompetente janë duke u marrë me analizimin e situatës në këtë rrugë dhe për çdo zhvillim, qytetarët do të njoftohen me kohë, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …