TAKIMI I RADHËS I SHTABIT EMERGJENT KOMUNAL TË JUNUKUT

Shtabi Emergjent i komunës së Junikut ka mbajtur takimin e radhës, ku kryetari i komunës Agron Kuçi ka njoftuar anëtarët e Shtabit Emergjent që Juniku nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19, mirëpo duhet të tregojmë kujdes pasi që me liberalizimin e masave është rritur qarkullimi i njerëzve dhe ai tregtar, gjë që rrit mundësin e përhapjes së Virusit. Kryetari njoftoj që dje ka pasur dyshime të cilat kanë ngjallur spekulime në komunitet, mirëpo nuk ka raste të konfirmuara dhe nuk kemi ndonjë qytetar që shfaq simptoma apo komplikime shëndetësore, andaj qytetarëve u mbetet të tregojnë kujdes dhe disiplinë në mënyrë që ta ruajnë shëndetin e tyre. Kryeshefi i QKMF-së njoftoj anëtarët e Shtabit Emergjent mbi gjendjen shëndetësore të qytetarëve, që nuk ka raste të infektuar me COVID-19 dhe nuk ka raste të dyshuara apo që shfaqin simptoma, pavarësisht që lirimi i masave vështirëson menaxhimin e situatës, mirëpo mbetet në përgjegjësin e qytetarëve të respektojnë masat mbrojtëse bazë si: mbajtjen e distancës, vendosjen e maskës dhe pastrimin e vazhdueshëm të duarve në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e tyre dhe të familjarëve të tyre. Gjendja në aspektin e sigurisë në komunën e Junikut është e qetë, pavarësisht që organet e rendit mbesin të përkushtuara në ofrim të sigurisë për qytetar-tha komandanti i Stacionit Policor. Shtabi Emergjent komunal në Junik apelon tek qytetarët ta ruajnë qetësin familjare dhe të kursejnë shfaqjen e panikut, por të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm në marrje të shërbimeve, të evitojnë kontaktet e panevojshme dhe lusin qytetarët që kanë pasur kontakt me persona të konfirmuar me COVID-19 dhe lëvizje në vende ku ka raste të konfirmuara me COVID-19 të vetizolohen në mënyrë që të shërbejnë në ruajtje të shëndetit publik.

  • Respekto distancën

  • Vendos maskën

  • Pastro duart rregullisht

  • Shmang kontaktet e panevojshme, shtrëngimin e duarve

  • Kujdes po, Panik jo

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …