TAKIMI I KËSHILLIT KOMUNAL PËR SIGURI NË BASHKËSI NË JUNUK

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Junikut ka mbajtur takimin e radhës, për të diskutuar gjendjen e përgjithshme në komunitet në aspektin e sigurisë, zhvillimit dhe shëndetësisë, pavarësisht që komuna e Junikut ka kaluar mirë tremujorshin e parë të pandemisë COVID-19. KKSB nga takimi doli me një thirrje për qytetarët që shfrytëzojnë bukurit e bjeshkëve të Junikut ku:

“Apelon qytetarët të cilët banojnë në vendbanimet tradicionale të respektojnë dhe vetëm ti shfrytëzojnë të drejtën zakonore të Bjeshkës”. Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi përkundër shqetësimit për rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 në nivel nacional, mirëpret mërgimtarët duke lutur ata dhe qytetarët e Junikut për kujdes dhe respektim të masave në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre dhe shëndetin publik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …