leoni

Heldt thotë se tri ështje që do të jenë në fokus të gjashtëmujorit të ardhshëm në Kosovë: liberalizimi, pandemia dhe dialogu

Heldt thotë se tri çështje që do të jenë në fokus të këtyre 6 muajve në Kosovë: liberalizimi, pandemia dhe dialogu

Gjermania, një ndër vendet më të fuqishme në Evropë ka marrë kryesimin e presidencës gjashtëmujore të Bashkimit Evropian, që nga shumë njohës të çështjeve e integrimeve evropiane po thuhet se ka shpresa që shumë procese Kosova t’i kalon më lehtë tani në BE për shkak të udhëheqjes së gjermanëve. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se janë tri çështje që do të jenë në fokus të gjashtëmujorit të ardhshëm në Kosovë, është liberalizimi i vizave, pandemia COVID-19 dhe dialogu me Serbinë. Megjithatë ambasadori gjerman nuk ka premtuar se shumë çështje të pazgjidhura do kryhen nën udhëheqjen e tyre në BE, por ka thënë se do kenë prioritet disa nga këto tema. Kujtojmë se një nga temat më të vjetra dhe që BE premton me vite është liberalizimi i vizave për kosovarët pasi janë përmbushur të gjitha kushtet.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …