Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: ZGJEDHJET NË MAQEDONI KËRKOJNË BASHKIMIN E SHQIPTARËVE NË VIZION

Kur pashë Edi Ramën në Prishtinë, sikur mu ngjall një nostalgji! Një qasje si kjo, një miku im e quajti me eufemizëm,  idealizëm shkaduar dy shekujsh përpara. Miku im kishte të drejtë, sepse në një formë a në një tjetër ne shqiptarët jetojmë edhe sot me dëshira e halle të njëjta, si atëherë kur po bëheshin baballarët e kombit, rilindasit. Kemi ecur shumë në bërjen e dy shteteve që nuk i kishim në kohën e tyre, kemi ngritur bazat e mira për viset që edhe ato të mos ndalen, kemi akoma shumë rrugë për të bërë!

 Dje, në një ditë si ajo diti të jetë, doja të ishte në krahët e liderëve në Kosovë për pritjen e kryeministrit shqiptar, z.Rama, edhe Ali Ahmeti. Jorganit do ia shtoja edhe pak nga ata që me aq mund  skaliti devotshmëria ndaj atdheut për besimin e madh të ditëve të bërjes së luftës çlirimtare. Ai tis nostalgjie më shtyri thellë në të djeshmen tonë kur ishim vetëm shokë dhe shumë. Dhe shokët shumë e bënë historinë e re, kush me rënjet e tyre e kush me përkushtimin e madh. Dekada e tretë nga bërja e lirisë ka zënë rrugën e dy të parave pas çlirimit dhe ne akoma  nëpër goxha sfida. Me aq, sa nuk e bëmë dot akoma Shqipërinë një e të zonjën. Të paktën t’i kishim bërë këto copëzat e këtij mozaiku të quajtur Shqiptari, që ta kishin frymën e njëjtë nën qiellin e përbashkët të ngjyrave të kohës!

 Rruga është e gjatë. Këtë e dinin rilindasit, e mësuan edhe tjerë pas tyre. Këtë po e mësojmë edhe ne.

 Zhvillimet e ditëve të fundit nga goditja e gjykatës speciale Kosovës, sikur kanë prishur rutinën e një shoqërie në konkurencë të brendshme. Më shumë shohim gatishmëri mirëkuptimi, bashkimi e njëjtësimi. Kjo më gëzon sikur çdo njërin nga ne, nga presidenti i vendit e deri te cilido qytetar me hallet që ndan në fatin e vendit tonë të përbashkët. Përjashtim bëjnë, të vonuarit e kuptimit kohë, nihilistët e ndonjë syresh që përpiqet të vëjë bazat e një rreshtimi të nesërm edhe pse mund t’u ketë humbur busulla. Solidarizimi i madh më tremb! Sa herë ne jemi shprehur shumë solidar mes nesh kemi qenë të sfiduar poashtu shumë nga zhvillimet. E njëjta po ndodhë edhe tani. Kurdo që më vijnë mendime të tilla mjaftohem me optimizmin, ne ia dalim!

 Këto mendime më çuan në Maqedoninë tonë. Atje ku kemi aq shumë vëllezër, aq troje të mira. Historia na ka shtruar shumë para vetes: çlirimin, zhvillimin, bërjen, ku e ku edhe mbijetesen bilogjike. Dhe vërtetë, ne ia kemi dalur edhe përtej kohëve të liga!

 Atje në ditët në vijim do ketë zgjedhje për parlamentin e vendit. Maqedonasit me vështirësi po e pranojnë faktin për nevojën e bashkëjetesës së dy popujve, të cilët njëjtë edhe e përcaktojnë vet egzistencën e shtetit. Për këtë, atje reformat po ecin me ritëm jo të mirë. Për të mos thënë shumë ngadalë do themi jo mjaftueshëm. Faji sikur askund edhe atje nuk është jetim. Ne jemi të prirur kur fajësojmë komunitetin maqedonas e fajësojmë tërësisht atë dhe kur e fajësojmë njëri tjetrin nëpër grindjet e brendshme prap nuk mbetet gjë për të fajësuar maqedonait pastaj. Një zakon që po na merr shumë kohë.

 Fenomeni i shpërndarjes së votës duke krijuar shumë subjekte nuk është treguar i mirë për popujt me hallet që kanë edhe shqiptarët në Maqedoni. Rregullat e normuara atje i kërkojnë të paktën dy subjekte  shqiptare për ta bërë garën. E keqja tashmë ka shpërthyer. Atje janë bërë disa parti shqiptare, të cilat kanë provuar edhe koalicione të brendshme e që nuk ia kanë dalur t’i materializojnë. Ali Ahmeti mbetet akoma më realisti i skenës atje nga gjithë tjerët, ku janë shfaqur bulime liderësh sapo e kanë parë një mundësi për t’u shkëputur nga ndonjë trupë, PPD, PDSH apo së fundi edhe BDI.

 Ali Ahmeti, apo sikur ne e kemi quajtur Abazi, bartë pas vetes një përvojë misionare mëse 40 vjeçare të çlirimit, dhe si i tillë domosdo që ka gjithë kapacitetet prej lideri t’ua dëshiroi të mirën shqiptarëve atje dhe të përpiqet t’i çoi proceset përpara. Janë 20 vite nëpër të cilat është bërë shumë, por edhe nuk themi dot se ka vetëm suksese. Ka edhe ngecje, ka edhe mundësi të pa realizuara, ka edhe objektiva për të cilët mund të mbahet përgjegjës ai dhe e gjithë klasa politike atje. Por, një gjë është e e kthjellët sikur loti, ai nuk ka gabuar që ta dëmtoi kauzën dhe në emër të kauzës janë goxha gjëra që nuk u ka shkuar t’i realizoi sikur do ia donte të qenit lider politik. Ai, pra, dhe secili që vie në të ardhmen lider i shqiptarëve atje, përveq të qenit lider politik ka dhe një sfidë të dytë që duhet krahas saj të jetë edhe lider kombëtar për hapsirën që mbulon. Kjo nevojë e vëllezërve tonë atje për barazinë bashkë me drejtimin politik që shtrohet para liderëve të tyre e bënë drejtimin në Maqedoni më specifik, për çka gabimet janë të gjitha të mëdha derisa sukseset janë të gjitha hapa hapa.

Ideja e shqiptarëve atje për ta kërkuar kryeministrin shqiptar, është një ide, e cila më shumë se sa standard i arritur i shqiptarëve, do t’i vetëdijësoi maqedonasit për të kuptuar nevojën e pranueshmërisë së tyre për një barazi popujsh, pa të cilën vetëm Maqedoni nuk mund të ketë. E tillë qe dukur kërkesa për kryeparlamentarin, dhe sot kur kemi një mandat të provuar nga ish eprori i UÇK-së atje z.Talat Xhaferi, gjithçka duket normale dhe e pranueshme.  Edhe posti i kryeministrit, edhe ai i kryetarit të shtetit në një të ardhme të afërt do të mbulohen me drejtues shqiptar. Për këtë duhet punë dhe jo fragmentarizim të panevojshëm.

Ideja e Ali Ahmetit, që të bashkohet opozita shqiptare qoftë edhe për ta fituar betejën me BDI-në e tij, të cilën do ta quante për të gjithë fitore padallim, është diçka që do të ndodhë heret a vonë. Ky vizion do të ishte mirë të kthehej në mision të të gjithëve.

Ne tjerët që shohim nga Prishtina e Tirana, Presheva e Podgorica na bënë sikur shohim me qartësi të shtuar. Kjo na ndodhë nga dëshira për ta parë atë pjesë të kombit tonë në rrugë të mbarë. Sado që të frymojmë afërsi e familjarizim me gjithçka atje, ne nuk mundemi dot të bëhemi palë e brendshme. Pra na takon vetëm të duam më shumë suksese atje, sikur u shpreh një pinjoll i Lladrovcëve të mëdhenj, Ramizi, në një shkrim të djeshëm se shqiptarët gjithmonë kur kanë qenë të bashkuar kanë bërë shumë e mirë.

Bashkimi që Ali Ahmeti e thirri ta bënte opozita kundër BDI-së, ishte në vetvete bashkimi që lavdëronte Ramizi në shkrimin e djeshëm.

Se cili do të fitoj brenda faktorit shqiptar atje do e vendosin elektorati i tyre, por atë që mund ta konstatojmë ne nga këndej, Ali Ahmeti tashmë e ka korrur fitoren morale të kësaj beteje, që atij dhe shqiptarëve atje ua kërkon misioni në këtë kohë, bashkimin në dy taborre për të konkuruar e për të mos u shpërndarë vota, me çka ajo tjetërsohet dhe humbet peshën përfaqësuese të vet shqiptarëve atje.

Më shumë se vetëm një urim për mbarësi në zgjedhjet që po vinë në Maqedoni, vëllezërve tanë nga zemra do ua kërkonim edhe ne sikur Aliu i tyre: dy taborre politike për t’i dhënë kuptim konkurencës dhe për ta mbajtur të gjallë vizionin, atje ku çdo ditë punohet për misionin fisnik të rilindasve!

Konstantja e asaj që mbretëron këndej mund të thuhet me emëruesin e përbashkët që gjen njeriu te ish shokët e Ali Ahmetit-Abazit. Të gjithë padallim, që kam takuar këto ditë vlimesh në Kosovë, për sa u takon zgjedhjeve në Maqeoni, kanë vetëm një dëshirë edhe përkundër asaj që nga brenda ua do shpirti të fitoi Abazi i tyre. Për ta fitore është, po u bë realitet ideja e dy taborreve politike!

Sikur u tha më lartë nga hapi në hap!

Të bashkuar në vizion ne ia dalim ta përmbushim edhe misionin dhe jemi mirë me idealet!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …