VAZHDON NDËRTIMI I SHTRATIT TË LUMIT ERENIK FAZA IV-ërt

Projekti “Ndërtimi i shëtitores dhe hapësirave rekreative përgjatë lumit Erenik”-faza IV-tërt, ka filluar të marr pamjen e një prej atraksioneve kryesore rekreative që njëherit promovon stilin e jetesës së shëndetshme në komunën e Junikut. Ky projekt zgjatë distancën e shëtitores gjegjësisht hapësirave rekreative përgjatë lumit Erenik nga lagjja Makaj në drejtim të lagjeve Gacafer dhe Tofaj dhe në anën e poshtme deri tek penda e ujitjes në Arasha, që do përmbyll shëtitoren për ecje 8 kilometërshe, buzë pishave dhe përgjatë lumit Erenik. Projekti po zhvillohet në kuadër të iniciativës “Shërbime të mira për promovim të mënyrës së shëndetshme të jetesës”. Projekti po realizohet në bashkëfinancim mes Komunës së Junikut dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …