Ish-kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, i cili tash e tutje pritet të jetë deputet ka bërë të ditur se koalicioni i partive shqiptare përfundimisht ka arritur të sigurojë tri mandate në parlamentin e Serbisë. Ai ka thënë se ky sukses i partive shqiptare në Kosovën Lindore erdhi si rezultat i bashkëpunimit mes partive shqiptare me Tiranën zyrtare dhe përkrahjes edhe nga Kosova. Ai ka thënë se kjo ngritje e fuqisë politike të shqiptarëve që duhet materializuar në ndërtimin e strategjisë së përbashkët. Kjo është hera e parë që partitë shqiptare në Kosovën Lindore kanë bashkuar forcat dhe kanë marrë pjesë me një koalicion të vetëm në zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë. Ky është numri më i madh i deputetëve që kanë fituar ndonjëherë partitë shqiptare në parlamentin serb.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …