Ahmet Qeriqi: Libri kadastral, “Oblast Brankovica”, i viti 1972 ka shumë manipulime, falsifikime dhe pasaktësi

Ahmet Qeriqi: Libri kadastral, “Oblast Brankovica”, i viti 1972 ka shumë manipulime, falsifikime dhe pasaktësi

Në defterët turq të kohës së Vuk Brankoviqit, botimi në Sarajevë në vitin 1972, nën titullin “Oblast Brankovica”, ka shumë manipulime, falsifikime dhe pasaktësi. Janë shumë emra fshatrash të paidentifikura dhe shumë të tjerë të anashkaluar, pa dhënë asnjë sqarim. Këto lëshime janë evidente, ndërsa në parathënien e përkthyesve është prezantuar një arsyetim i paqëndrueshëm, se gjoja shkrimi turko arab qenka fajtori i pamundësisë së leximit të disa toponimeve apo antroponimeve. Në mesin e fshatrave dhe vendbanimeve që nuk figurojnë në këtë version të botuar në Sarajevë, në vitin 1972, janë: fshati Magurë, Ribar i Madh, Krojmirovci, Domaneku, Llapushniku, Fushtica është emërtuar Homoshtica, Mirena, (Misosavle), Prekazi, Tërdevci dhe disa fshatra të tjera të Drenicës.

Në defterët turq që i ka studiuar profesor doktor, Muhamet Tërnava dalin të gjithë këta dhe shumë fshatra të tjera. Po kështu edhe pse flitet për Kopiliqin e Epërm dhe të Poshtëm, shënimet dalin kontadiktore, meqë nuk janë evidentuar veç e veç banorët e këtij fshati, se cilët i përkasin Kopiliqit të Epërm dhe atij të  Poshtëm.

Këto lëshime dhe shumë të tjera, duket se janë bërë gjatë redaktimit të tekstit, në mënyrë që të minimizohet numri i fshatrave me shumicë shqiptare ortodokse.

Po kështu, të gjitha antroponimet fetare ortodokse trajtohen si serbë, vlleh, bullgarë, sasë, pa i marrë në konsideratë  mbaresat gramatikore të mbiemrave, që janë karakteristika gjuhësore të rasave të emrave e mbiemrave.

Kur dr. Muhamet Tërnava kishte zbuluar se mbaresat gramatikore zbërthenin edhe përkatësinë etnike të banorëve të Kosovës, në mesjetë, kishte filluar sulmi kundër tij, nga Instituti i Historisë i Beogradit, por edhe nga ai i Prishtinës dhe tezat e veta ai i mbrojti  në Zarë dhe në Zagreb.

Lidhur me banorët e Kopiliqit jepen shënime krejt kontradiktore. Madje thuhet se Kopiliqi i Poshtëm nuk ekziston më, është fjala për vitin 1972, ndërsa në kllapa është vënë fshati (Obiljiq). Serbët me pushtimin e Kosovës në vitin 1918, kishin ndërruar emrin e fshatit dhe e kishin konvertuar në Obiljiq, me qëllim për t’ i humbur gjurmët Kopiliqit, vendlindjes së Milosh Nikollë Danait, kalorësit shqiptar që vrau Sulltan Muratin e Parë, më 15 qershor të vitit 1389.

Në faqen 40 të librit “Oblast Brankovica”  ku jepen kryesisht emrat e konsideruar si sllavë, thuhet se fshati Kopiliq i Poshtëm kishte ekzistuar në vitin 1455, por jo më vonë.

Këto të dhëna krejtësisht kontradiktore, lënë për të dyshuar se gjatë  redaktimit të librit janë bërë manipulime për të ruajtur versionin zyrtar të Beogradit mbi Kosovën serbe gjatë mesjetës.

Është një e vërtetë tjetër që hedh dritë mbi këtë manipulim. Pas Luftës  në Kosovës, turqit kishin shkatërruar në tërësi lokalitetin, që nuk ishte fshat por një qytezë me tri kisha dhe me infrastrukturë urbane të zhvilluar të kohës. Tri kisha, gjurmët  të cilave kanë mbetur vetëm në toponimi, nuk do të ishin ngritur në një fshat me 40 shtëpi. Sepse është jashtë çdo logjike krahasuese, kur një qytet si Mitrovica e Kohës kishte vetëm katër kisha në atë kohë, e një fshat me 40 shtëpi të kishte 3 kisha të mëdha.

Përpjekjet zyrtare të Beogradit “shkencor” që janë bërë për t ia humbur gjurmët vendlindjes së Nikollë Danait dhe Millosh Nikollë Kopiliqit kanë qenë sistematike dhe çuditërisht historianët dhe studiuesit shqiptarë, me shumicë dërrmuese edhe sot pranojnë tezat serbe mbi Kosovën sepse ashtu i kanë mësuar, ashtu sikur kanë mësuar nga Beogradi se luftëtarët shqiptarë kanë qenë kaçakë, hajna dhe vrasës, ndërsa kryekaçaku ka qenë Azem Bejtë Galica.

Po ashtu, konvertimi në islam i banorëve të këtij fshati ashtu sikur edhe i shumicës dërmuese shqiptare, ka bërë që të braktiset kujtimi për fenë të e parëve, duke i dëmtuar mizorisht edhe gjurmët fizike, sikur kanë qenë kishat e faltoret përgjithësisht.

Kjo indolencë tipike shqiptare ndaj së kaluarës, i ka bërë dhe po i bën shërbim  historiografisë serbe, e cila mbron me fanatizëm qëndrimin për Kosovën serbe qysh prej Mesjetës, qëndrim të cilin e mbështet edhe Evropa “shkencore, diplomatike e fetare”,  madje  ky është edhe qëndrimi zyrtar i Vatikanit.

Në këtë libër kadastral janë anashkaluar shënimet për fshatin Prekaz të Drenicës, i cili në Mesjetë kishte mbi 60 shtëpi dhe disa vëllazëri të krishtera romano-katolike dhe ortodokse shqiptare.

Mungon fshati që më vonë do të gjuhet Serbica, Skënderaj i sotëm. Janë evidentuar disa fshatra afër  asaj Serbicës fiktive, por për këtë lokalitet nuk ka fare shënime, ashtu sikur nuk ka as për Manastirin e Deviqit. Dihet se vendbanimit mes dy Klinave, serbët i vunë emrin Srbica  dhe më vonë shqiptarët në vitin 1941 e emërtuan Skënderaj.

Në regjistrimet e Mesjetës lokaliteti me emrin Serbica nuk ekziston.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …