Gazetari Tim Judah ka shkruar një artikull të gjatë kushtuar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku flet për personalitetin e tij prej politikani. Ndër të tjera, Judah e krahason Thaçin me ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Winston Churchill, i cili është ndër figurat më të rëndësishme të historisë. Judah shkruan se do të ishte absurd për të imagjinuar 20 vjet më parë, që Hashim Thaçi e jo Aleksandar Vuçiq do të akuzoheshin për krime e vrasje. “Pas të gjithash, Vuçiq kishte luajtur rol kyç në partinë ekstreme nacionaliste të Servisë, burrat e së cilës kishin vrarë e masakruar për të hyrë në Bosnjë dhe Kroaci. Pra kohët kanë ndryshuar, por akuzat e bëra nga tribunal special i Kosovës që u zbuluan më 24 qershor kanë qenë në përgatitje e sipër për 20 vjet”, thuhet tutje në shkrimin e publikuar në gazetën Die Weltwoche.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …