Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 73 raste të reja me koronavirus. Nga 225 mostra të testuara sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK 73 kanë rezultuar pozitive. Në anën tjetër, përveç rasteve të reja edhe 63 pacientë me koronavirus janë shëruar gjatë 24 orëshit të fundit. Numri total i rasteve pozitive 3.064 raste nga 24.271 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 55 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese Aktualisht, në Kosovë janë 1302 raste aktive me koronavirus ndërsa deri tani janë shëruar 1707 persona. Në anën tjetër gjendja në Klinikën Infektive është e rënduar. Në këtë repart të QKUK-së aktualisht janë mbi 111 persona të shtrirë, një numër prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …