Kryetari Ramosaj, priti në takim Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Likaj

Në kuadër të vizitave në të gjitha qytetet e Kosovës, Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Likaj, këtë turn te vizitave e nisi me vendlindjen e tij Deçanin. Ai fillimisht u prit nga i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, drejtori i DKA-së Bekim Vishaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Më pas të gjithë bashkë kanë takuar drejtorët e shkollave të Komunës së Deçanit dhe zyrtarët e DKA-së. Kryetari Ramosaj, duke e falënderuar Ministrin Likaj që ka përzgjedhë Deçanin si komunën e parë për vizitë, ndër të tjera tha se si komunë synojmë që të jemi shembull për shkollat tjera në nivel vendi, duke bërë të ditur se me kohë është njoftuar Ministri Likaj për nevojat e shkollave në Komunën e Deçanit. Ramosaj tha se kemi punuar shumë në infrastrukturë shkollore jemi duke punuar edhe më tutje që secili nxënës dhe mësimdhënës të ketë kushte të mira, si në mësimdhënie ashtu edhe në mësimnxënie, duke shtuar se brenda këtij viti besoi se do të kemi edhe garën qe kemi përcaktuar të gjithë bashkë për shkollën më të mirë. Edhe Ministri i Likaj, tha se kemi bërë gjithçka qa është e mundur por asgjë nuk është e përkryer, jemi duke i evidentuar të metat e këtij procesi dhe brenda mundësive për ta përmirësuar gjendjen duke angazhuar ekspert të fushës nga të gjitha subjektet politike dhe OJQ-të. Në këtë kohë jemi duke u përgatitur për planin B që nënkupton se nëse vazhdon situata të jetë e tillë sa i përket COVID-19, në shtator prapë mësimi do të nisë në distancë dhe për këtë kemi plane konkrete. Si ministri e arsimit kemi nda një paket prej 1 milion euro për pajisje me teknologji informative tha Likaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …