I burgosuri politik, veprimtari dhe eprori i lartë i UÇK-së, Gani Koci në një postim të tij ka shkruar se ka ardhur koha për betonimin e disa politikanëve, gazetarëve e publicistëve në vend. (Të tillët, të cilët iu kanë sulur UÇK-së po aq sa Millosheviqi në kohën e tij, por që vetëm lehin dhe nuk kanë dhëmbë për të kafshuar), Gani Koci i quajti “gropa septike serbe, që duhen mbyllur me beton” disa prej politikanëve, publicistëve e gazetarëve të Kosovës, (të cilët me shkrimet e publikimet e tyre atakojnë UÇK-së dhe përkrahin fuqishëm Gjykatën Speciale kundër saj).
“Ka ardhur koha jo të dezinfektohen por të mbyllen gropat septike serbe, të mbetura akoma në Kosovë. Shumë po kundërmojnë!”, shkroi Koci. Por në ndërkohë postimi i tij ishte fshirë, pa dashjen e tij dhe fajësoi Lëvizjen Vetëvendosje.
“Jurishnikët udbashë e VV-istë ma fshin statusin që kisha bërë për gropat septike serbe të mbetura në Kosovë! Ato duhet jo me i dezinfektu, por me i mbyllë me beton! Shumë po kundermojnë!”, është postimi i tij i dytë.