Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka thënë përmes një video-mesazhi në rrjetin social, se ky 4 korrik do të jetë ndryshe nga të tjerët. Kim u shpreh se ndonëse duhet të qëndrojnë të distancuar fizikisht, amerikanët dhe shqiptarët janë po aq afër dhe të bashkuar si gjithmonë. ”Festimi i ditës së pavarësisë së Amerikës këtë vit nuk është si asnjë tjetër. Për herë të parë, po përballemi me një pandemi e cila nuk na ka lënë të mblidhemi nën një çati, për të festuar ditëlindjen e 244-t ”, thuhet në mesazhin e ambasadores Kim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …