leoni

vizat

Ilir Muharremi: Në librarinë “Altera” në Prizren u hap ekspozita personale e artistit Shahadin Mejzini

Arti është arkeolog i mendjes dhe ndezjes së kënaqësisë me përmasa masive. Mirë e thotë T.S.Eliot “Arti nuk përmirësohet kurrë, por materiali i artit kurrë nuk është i njëjti”. E Shahadin Mejzini nuk vjen me artin e tij të përmirësoj, por të krioj një ndryshesë me përdorimin e intuitës, shpirtit dhe logjikës. Procesi i të mendurit i tij është i tjetërllojtë ndaj realitetit subjektiv brenda korznizës objektive shoqërore e vendimtare me të cilën çdo artist i sinqertë kacafytet.

Arti i tij i titulluar “Marsi në karantinë”, pa vrarë mendjen synim ka të ndryshojë një trajtesë ngjarjesh monotone e këtu nuk mungon guximi që është si një aventurë me çrast boja përplaset e ngjynë dhe kumton idenë e zogjve, ajrit, natyrës, peizazhit, vetmisë, monotonisë personale që destinacion kryesor ka shpirtin. Ai i mbetet besnik formave delikate të komunikimit përmes penelit dhe kanavacës.

Bota e tij është shumë e vrullshme, ndërsa densiteti që pllakoset nga magma e mendimeve dhe theksit artistik gjithnjë bëhet më i tendosur. Aty shohë rregulla, vërej përmësa, simteri, perspektivë, por edhe forcë shprehje, britmash, rebelim, melankoni e gjithçka buron si rrezja e dritës përmes ngjyrës rozë, vjollcë, të verdhë, dikund edhe të zezë.

Strukja në mes katër mureve, shfaqja e monotonisë dhe frika ndaj pandemisë i kishte zaptuar mushkëritë e botës. Bota po përballej me një armik të padukshëm të cilit ja pikturoj këmbët dhe projektoj zemrën. Artisti Mejzni u lirua nga këta zinxhirë dhe lundroj te  lulet, zogjtë në hapësirë dhe dëshpërimi që janë disa nga motivet të cilat i paraqet në pikturë. Lulet vijnë nga ndërdija e tij, janë të qeta në sfond me një vjollcë shumë të fortë të përzier më të verdhën dhe në vete përmbajnë një ekspresivitet të thellë modernë. Kurse zogjtë herë janë në fluturim, e herë stoik, te  ata që fluturojnë vërehet shpejtësia sikurse te futuristët, vetëm se këtu forma e tyre kalon në abstraksion. Përmes ngjyrave intensive, të pastra dhe të  mbyllta, të  ftohta e të ngrohta, vërtiten ndjenjat, pasionet, dhe vrulli i dufit të brendshëm, dhe theksi kryesor i formave bie në kuptimin e brendshëm, herë është psikologjik e herë individual. Me frymën abstrakte e ekspresive tablotë veçohen edhe për nga imazhet  tjera, duke filluar nga shprehja, subjekti, apo aplikimi i teknikës së  pikturës.

Sfondi i hapësirës kolorisitike ruan në  vete akorde shumë  specifike ku përfshihet drita natyrale. Raporti i ngjyrës në  sfond është  shumë  i qetë , poetik, dikund vërejmë  ngjyra primare dhe sekondare, por edhe shkallëzime dhe drita kudo në  pikturë  depërton nga brendësia e vet. Ngjyra ka tingullin dhe është  e kumbueshme.

Dikund në  epiqendër të  kompozicionit përveç që  dominojnë zogjtë dhe lulet, vërejmë  ca vibrime ngjyrore që  përfaqësojnë  tredimensionalen. Vrazhdësia e ngjyrës shpreh metaforikisht ikjen nga vetja, tjetërsimin. Kjo ndodh për shkak pamundësisë  për të  qenë  vetja, bëhemi dikush tjetër. Format janë të  një  lloj kombinimi supremastik të  begatuar me kolorit që  në  tërë  kompozicionin rrezaton emocion.

Është  konfrontim i rrëmujës së  brendshme në  spektrin ekspresiv të  ngjyrës. Vërejë  forma në  lëvizje sa poshtë  sa lartë , lëvizje të  drejta të  brushës, dikund të  lakuara, por të  qëllimshme sa vendosen në  të  majtën e pëlhurës sa në  të  djathtën, krijimin e baraspeshës. Pastaj, lind rehatia dhe komoditeti shpirtëror.

Ritmi si dhe harmonia, poashtu bashkëngjitet edhe hapësira pikturave dhe bëhen si elemente më  forcuese në  tërësinë  e kompozicionit. Kompozicionet e tij shquhen me sens ritmik, raporte ngjyrore, trajta të  pastra, gërshetim kulturash përmes ngjyrave sepse ngjyra është  gjuha më  globale. Efekti më  i madh kompozicional lartësohet përmes kontrasteve të  ngjyrave intensive, pastuoze, koloritit transparent në  hapësirën po e quaj qiellore sepse format duken sikur gërvishtin qiellin.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …