Në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës po mbahet mbledhja e kryesisë së saj. Mbledhja është ftuar pas ngritjes së aktakuzës nga prokuroria e gjykatës Speciale ndaj kryetarit të vendit Hashim Thaçit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit dhe si për gjendjen e krijuar pas shpërndarjes së jashtëzakonshme të koronavirusit. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka paralajmëruar mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeverisës pasi gjendja është tejet e rëndë pas ngritjes së aktakuzave nga Prokuroria e Gjykatës Speciale. “Në ditët në vijim do të bisedojmë me të gjithë që kanë gatishmëri, jo për të forcuar pushtetin individual apo partiak por, për të forcuar shtetin e Kosovës dhe funksionalitetin e tij” ka shkruar dje kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …