Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së saj gjatë së cilës është diskutuar për situatën e krijuar në vend pas aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj kryetarit të vendit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe pas rritjes së numrit të të infektuareve dhe viktimave nga koronavirusi. Duke folur për çështjet e diskutuara gjatë mbledhjes së sotme, anëtari i kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së LDK’së është diskutuar për vdekjet e fundit në QKUK, si pasojë e COVID-19. Ai ka shtuar më tutje se në mbledhje është kërkuar që kthehen masat e ndërmarra kundër pandemisë dhe shtoi se për këtë do të flasë më shumë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …