Albin Kurti: Serbia të përballet me të kaluarën e saj, të kërkojë falje për krimet e bëra, atëherë mund të nis pajtimi

Kurti: E vetmja zgjidhje për problemet e Kosovës janë zgjedhjet

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka dekaruar se e vetmja zgjidhje për problemet e Kosovës janë zgjedhjet. Gjatë fjalës para anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ai ka theksuar se neve na don populli, kurse ata e duan njëri-tjetrin. Dikur e kanë frikësuar popullin, tash po i frikësohen zgjedhjeve. E zgjedhjet janë zgjidhja edhe për shëndetin e qytetarëve, edhe për shëndetin e demokracisë, edhe për shëndetin e shtetit. Si rrallëherë, sot ndodhemi përballë një krize shëndetësore e cila po merr jetët e qytetarëve, një krize ekonomike e cila po thellon edhe më tej varfërinë dhe pabarazinë dhe një krize qeverisjeje ku institucionet dhe demokracia janë ndarë. Si Lëvizje, ne jemi rritur në kriza. Ajo që në Lëvizje ka qenë konstante është përballja e vazhdueshme me krizat të cilat nuk i janë ndarë vendit tonë që nga themelimi i VETËVENDOSJE!-s para 15 viteve, ka theksuar në mes tjerash gjatë fjalës para anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, lideri i saj, Albin Kurti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …