17 vjet më parë ploja fashiste serbe vetëm në fshatrat Krushë e Madhe, Brestoc,Fortesë e Celinë kishte masakruar rreth 400 shqiptarë

Në shenjë hakmarrje kundër NATO-s, që në ditët e para të bombardimeve, ushtria dhe policia serbe, 17 vjet më parë kishte goditur frontalisht popullatën civile shqiptare. Vetëm në fshatrat: Krushë e Madhe, Fortesë, Brestoc e Celinë kishin vrarë e masakruar rreth 400 shqiptarë, gjinish e moshash të ndryshme, në mesin e tyre edhe  fëmijë të mitur, gra e burra të moshuar. Banorët e fshatit Krushë e Madhe gjatë këtyre tri ditëve ( 25, 26 dhe 27 mars)  përkujtojnë 243 të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe. Masakra e Krushës së Madhe është njëra nga masakrat më të çmeritura, të cilët serbët kanë kryer kundër shqiptarëve në Kosovë gjatë kohës së luftës. Për dhunë e barbari të tillë janë të njohura edhe masarat në Meje të Gjakovës, në Therandë, Reçak, në shumë fshatra të Drenicës dhe mbarë Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …