Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që të ndajë mjete financiare ne vlerë 1,867,107 euro. Kjo shumë do të shkojë për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomitë bujqësore nga fatkeqësitë elementare natyrore gjatë periudhës janar-qershor 2020. Nga kompensimi pritet të përfitojnë bujqit në komunat e: Burimit, Pejës, Kastriotit, Vitisë, Kaqanikut, Mitrovicës, Prishtinës, Drenasit, Skenderajt, Prizrenit, Fushë Kosovës, Shtimes, Besianës, Mamushës, Leposaviqit dhe Gjilanit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …