Komuna e Prishtinës, Ferizajt, Prizrenit dhe Vushtrrisë nga sot do të kenë kufizim të lëvizjes për shkak të numrit të madh të personave të infektuar me koronavirus. E, përveç këtyre komunave kufizim të lëvizjes mund të ketë edhe në qytete tjera të Kosovës. Drejtori i zyrës për media në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se rritja e numrit të personave të infektuar me COVID-19, është si pasojë e mosrespektimit të masave mbrojtëse. Më tej, Hoti thotë se Qeveria e Kosovës kishte synim lirimin e masave, por që disa biznese e kanë keqpërdor mirëbesimin e shtetit dhe nuk kanë respektuar masat. Si përfundim, ai thekson se muaji korrik do të jetë muaji i vështirë sa i përket pandemisë COVID-19.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …