Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, me anë të një njoftimi ka bërë thirrje për kujdes nga ana e qytetarëve dhe të respektojnë rekomandimet e dhëna për të mos përhapur pandeminë COVID-19. “Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Nëse nuk do t’i përmbahemi rekomandimeve jemi të detyruar të vazhdojmë me këto masa!”, shkruan IKSHPK. Përmes një njoftimi për media, ky institut ka bërë me dije se vdekjet e fundit nga koronavirusi kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …