leoni

Ramush Haradinaj: Betejat e verës së vitit 1998, ishin lajmëtare se fitorja ishte në anën tonë

Ramush Haradinaj: Betejat e verës së vitit 1998, ishin lajmëtare se fitorja ishte në anën tonë

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj i ka kujtuar sot tetë dëshmorët e kombit nga kjo zonë e luftës në 22 vjetorin e rënies heroike të tyre. Ai ka thënë së luftimet e asaj stine ishin lajmëtare se fitorja ishte në anën tonë. “Para 22 viteve, Loxha heroike u përball me armikun. Sot kujtojmë trimat e UÇK-së dhe ata që u përjetësuan: Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli e Xhavit Qufaj. Po ashtu, kujtojmë luftëtarët nga fshati Rudicë, Nimon Bajraktari, Haki Ahmetxhekaj e Bashkim Mehmetaj, që ranë në rrugën e tyre për të sjellur armët e lirisë. Në të njëjtën ditë ra dhe bashkëluftëtari Arsen Mazrekaj. Betejat e verës së vitit 1998, ishin lajmëtare se fitorja ishte në anën tonë. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …