Ushtarët e UÇK-së

Ali Tahiraj: UÇK isha, jam dhe do të ngelemi për jetë të jetëve!

UÇK-ë isha , jam dhe do të ngelemi për jetë të jetëve ndërsa,ju bëjeni tuajen !

Shum gjëra në natyrë nga, bota bimore e shtazore e njerzore që , lindin ,rritën,zhvillohën,japin frutin ,plakën dhe më në fund vdesin, ndërsa ka raste të rralla që mëzi që lindin , por kurë lindin nuk vdesin kurrë, e tillë eshtë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila lindi në flakët e luftës u rrit doli fitimtare dhe kurrë nuk do të shuhet deri sa toka të shëndrrohet në zjarrë, e deshën apo nuk e deshën armiqtë e përbetuar natyral dhe artificial të kombit tonë.

Fillojë më shumë pak ushtarë dhe u rritë në kogja do ushtarë … pyeta vetën time në heshtje pse, janë kyqur dhe grumbulluar bashkë disa ” fshatarë ” edhe të pa shkolluar të vuajtur dhe të persekutuar nëpër burgje dhe duke u dëbuar nga bangat e shkollave kryesisht të mesme .

Të detyruar të bëjnë vetem punë krahu dhe me gjoks , të SHKOLLUARIT rrinin si të prekdhelur dhe favorizuar në shumë raste … dhe me në fund buuum tubime të fshehta por të sigurta ia kthyen pushken armikut të, paditurit por kurrë  të  trembur dhe kurrë të friguar por ashtu të paditur fort të bashkuar me të vetmin qellim lirin e vendit …

Përse këta … ?

Ehhh vetem këta në ato rrethana të kohës e dinin kush eshtë armiku dhe çfarë bënte në popull tonë ky armik gjakatar… disa ” të shkolluar ” me kollare e palloma në duar kinse vetem lexonin gazeta dhe pritnin që popullata të dirigjohej për veprime vetem nga ata të gjithëdishmit e kohës .

Sa here duhej të kalohej nëper bor e shi , natën dhe ditë  nëpër rreziqet kufitare për  të bëre diçka për lirinë  e vendit …

Kuptojë shumë çka edhe që nuk shkruajm dhe flasim por ta dini që na e mësoj koha sikur ta krynim ndonje fakultet por jo të pist sikur ” juve ” …

Thoshte tipi ;: mos gaboni të levizni dhe mos gaboni ti besoni askujt do të vije  kamioni me armë  në lagjen tënde dhe të fillojm luftën … hemmm sa neveritse ishte ajo thenje e tipit te ” shkolluar ” …

Na cilësuat dorë e huaj , jo stratega e oficer të karjerës,ku ishit juve që nuk guxonit ta merrni ndonjë veprim deri sa neve edhe u vram edhe u dogjem ….perse i tradhtuat edhe njetzit e brezit tuaj të shkolluar , përse iveshët teshat e grave vetëm të shpëtoni pa therrë  në këmbë , përse i rruat edhe vetullat dhe mjekrrat vetem te ikni dhe shpëtoni….

A po ua don jetën e lirë që askush mos t’u ngacmon? Pooooo , tash po e shiqoni që vërtetë pas 20 viteve nuk do kthehet shkau më në këto troje dhe fal atyre të pashkolluarve , fal mergimtarve tonë që edhe lëkurën e vet ropën për  bukën,armët e municionin e lirisë …. tani keni gjetur pas 20 viteve të  urreni çdo gje , të xhelozoni çdo gje të shpikni,spekuloni e trilloni çdo gjë…

E kuptoj që ti nuk ke guxuar ta kapesh një pushkë … e kuptoj që ti nuk ke guxuar ta perkrahesh një ushtar as buk ti jepesh … nuk eshtë nevoja tash ta xhelozosh për atë kohë , e kuptoj se tash din ta urreshë mjaft për atë kohë se ty tu hjekën ata perkdhelesit shtypës të kohës …

Nuk eshtë e  njejetë pasha besën, sepse tani po mundësh  me shae,shpifë e ofendue dhe,po merr shumë like dhe klikime në të shkretin fb tuajin, dhe po ” quhesh ” hero i fjalës së lirë e dikur u hyshe ne byth këtyre njerzëve të zonave rurale të pashkolluar , nëse ti jo,ishte prindi yt …

A do me tregosh të  lutem :

A me mire udheheqesit te shtetit tend qe ti nuk bere asgje per të janë Hajna apo Tradhetar ?

A mund të jetë tradhtar , ai ushtar që ka rrezikuar jetën  e vet të familjes se tij , shokëve dhe miqëve të tij ???…

Mendohu mirë dhe me urrej trilli dhe shpif  sa të  duash ,sepse jam prap këtu  që shkaun nuk ta lë më kurrë që të kthehët këtu po çë se edhe tranoheni ju dhe shokët tuaj.

Mendohu mirë më xhelozo sa të duash por prap do bejëmë  sa të mundemi ashtu i pa ditur për  vendin tonë të larë në gjak …

Ti ke lindur pas vitit 2000 dhe fare nuk të vë  në faj  edhe përse më shanë por vetem një gje kërkoj  nga ti,  pyeti ata që të lindën  nga e kan gjenezën dhe pyeti të lutem përse nuk e duan ligjin e Lustracionit .

Po i nderuar jamë kundër hajnave kundër keqperdoruesve skajshmerisht por ta kuptosh se jam shumë kundër niperve dhe kundër çdonjerit qe eshte i lidhur terthorazi permes njerëzve rezervë të tretë me armikun jam kunder njerzëve që e vejnë  vetën të gjithdishem dhe mos ta din zotin hak , dhe kundër atyre që në emër kinse të shtetit që nuk e njofin t’iu pastrojn trurin juve që asgje nuk dini për të kaluaren ….

Me shaj per çdo moment , me urrejë më xhelozo por prap mua më ke  këtu e, nuk e ke  , as shkaun as dreqin e europës shtrig .

LAVDI DESHMORVE TE KOMBIT !!!.

Ali Tahiraj

( vëlla i dy dëshmorëve të kombit)

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …