leoni

Komuna e Vitisë përfiton pajisje për menaxhim të mbeturinave në kuadër të Grantit të Performancës-Mjedisi i pastër

Gjatë raundit të parë të Grantit të Performancës-Mjedisi i pastër, në kuadër të projektit „Shërbime të Qëndrueshme Komunale“/GIZ, komuna e Vitisë ka përfituar pajisje për menaxhimin e mbeturinave. Bazuar në këtë, kryetari Haliti ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me GIZ-in gjerman, nëpërmjet së cilës parashihet edhe bashkëfinancimi për të vazhduar investimin në kontejnerë për ekonomi familjare të kapacitetit 120L. Momentalisht, komuna e Vitisë ka pranuar 1,700 kontejnerë për ekonomi familjare, me kapacitet prej 120L nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, në vlerë prej 32,300 €, si pjesë e bashkë-financimit të skemës së grantit, e cila shumë do të zbritet nga vlera totale e shpërblimit prej 95,660 €.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …