Abdullah Balakçori: Na iku pa Lamtumirë, veterani i UÇK-së, Sheqë Dushkolli

Abdullah Blakçori: Na iku pa Lamtumirë, veterani i UÇK-së, Sheqë Dushkolli

(Dedikuar veteranit të UÇK-së, Sheqë Dushkolli, që na tha Lamtumirë)

Na iku pa Lamtumirë, veterani i UÇK-së, Sheqë Dushkolli. Iku Atdhetari sypatrembur, me plis të bardhë mbi kokë, që me dekada të tëra iu bëri ballë stuhive të veriut. Iku Sheqa tok me plisin e bardhë si borë që i shkëlqente mbi kokë. Atë plis e barti me dashuri e krenari, kur bardhësia e tij e vriste mjegullën karpatiane që na rëndonte në bebëza, në kohën kur ajo i thante lulet tona. Sheqë Dushkolli ishte një profil i një malësori sypatrembur,i pajisur me tiparet më pozitive: i urtë, i ndershëm, bujar, guximtar dhe para së gjithash një Atdhetar i devotshëm, prore i gatshëm të flijohej për lirinë e Atdheut. Ai ishte veteran i UÇK-së, i cili gjatë luftës ,kishte dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ZOLL-it. S’di përse sot toka pati aq etje për ta marrë në gjirin e vet ,veteranin e UÇK-së, kur Ai gjatë tërë jetës së vet ishte bërë shi,për gjallërinë e saj? Ky Atdhetar i devotshëm,prej sot do t’i mungojë familjes, miqve, bashkëluftëtarëve, Llapit heroik dhe mbarë vendit. Por, kujtimi për veprën e Tij të ndritur, në shërbim të kauzës kombëtare, do të ngelet prore i gjallë. Prehu i qetë në paqe, Sheqë Dushkolli…!

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …