Islam Lauka nuk e di, ose e anashkalon me keqdashje se sa luftëtarë e eprorë të UÇK-së janë dënuar për krime lufte prej vitit 1999 e deri sot.
Edhe aktualisht në Gjykatën e Beogradit ndodhen të arrestuar dhe presin gjykimin luftëtarë të UÇK-së. Ditë më parë “Prokuroria e Serbisë ka ngritur aktakuzë për krime lufte, kundër shtetasit të Kosovës, Nezir Mehmetaj. Kështu ka konfirmuar vëllai i të akuzuarit, Valon Mehmetaj. “Jemi në dijeni për aktakuzë, por nuk e dimë përmbajtjen e aktakuzës. Nesër apo pasnesër pritet të marrin dokumentin e plotë”, tha Valon Mehmetaj për REL, duke shtuar se lidhur me këtë familja është informuar nga avokati mbrojtës Sead Spahoviq. “Rastin e kemi përjetuar rëndë sepse kemi pritur që ai të lirohet tash, pas gjashtë muajsh paraburgimi. Fatkeqësisht aktakuza u ngrit dhe iu vazhdua paraburgimi”, shtoi Valon Mehmetaj. Prokuroria për krime lufte në Beograd, më herët ka konfirmuar se ka ngritur aktakuzë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” gjatë periudhës qershor-korrik të vitit 1999”.
Gjatë kohës sa Islam Lauka kur ka qenë ambasador në Kosovë janë organizuar e mbajtur dhjetëra protesta anë e mbanë Kosovës kundër këtyre gjykimeve të tilla, kundër Gjykatave të EULEX-it që kanë dënuar vetëm shqiptarë dhe asnjë serb për krime lufte. Ky nuk e di se është shpallur fajtor dhe është dënuar për krime lufte vetë Komandanti i SHP të UÇK-së, gjatë luftës, Sylejman Selimi
Ja çfarë konstatimi antihistorik bën ky ish-ambasador i Shqipërisë në Kosovës tani analist i Kohës së Veton Surroit
Njё mёsim tjetёr ёshte ai, sipas tё cilit, kur nuk kryhen detyrat e shtёpisё nga tё zotёt e saj, atёherё nuk duhet ҫuditur qё kur t’i kryejё dikush tjetёr mund tё mos tё tё pёlqejnё, apo mё keq, mund tё tё shkaktojnё dhimbje. Krijimi i Gjykatёs Speciale, veҫ tё tjerash, ёshtё edhe pasojё e mosngrijtes nё Kosovё, ndryshe nga vendet e tjera tё ish- Jugosllavisё, tё njё strukture drejtёsie qё do tё merrej me krimet e luftёs. Nga ana tjetёr, ndёrkohё qё nё periudhёn 1999-2020 Serbia punoi ethshёm pёr sajimin e dosjeve tё akuzave kundёr luftёtarёve tё UҪK-sё, insitucionet e Kosovёs nuk gjetёn kohё pёr t’u marrё me sistemimin e dёshmive tё panumёrta pёr krijimin e dosjeve pёr krimet serbe tё luftёs dhe atyre kundёr njerёzimit, tё demonstruara nё vrasjen makabёr tё fёmijёve, tё civilёve tё pafajshёm, nё pёrdhunimin e femrave, etj.
Islam Lauka nuk e di ose e anashkalon me keqdashje faktin e ditur botërisht se sa luftëtarë e eprorë të UÇK-së janë dënuar për krime lufte prej vitit 1999 e deri sot. Gjatë kohës kur ka qenë ambasador në Kosovë, janë organizuar e mbajtur dhjetëra protesta anë e mbanë Kosovës këtyre gjykimeve të tilla, kundër Gjykatave të EULEX-it që kanë dënuar vetëm shqiptarë dhe asnjë serb për krime lufte. Ky nuk e di se është shpallur fajtor dhe është dënuar për krime lufte vetë Komandanti i SHP të UÇK-së, gjatë luftës, Sylejman Selimi dhe të gjithë komandantët e Zonave, disa nga të cilët janë shpallur të pafajshëm.
Po ashtu ish-ambasadori nuk di gjë për dosjet që ka hartuar Ministria e Drejtësisë së Serbisë e kohës së Milosheviqit në vitin 2000, kundër 167 eprorëve dhe ushtarëve të UÇK-së, që të gjithë janë në listat e Interpolit. Me shënimet e këtyre dosjeve është shërbyer dhe ende shërbehet EULEX-i, mjerisht edhe gjykatat në Kosovë, Gjykata e Hagës dhe tani Gjykata Speciale kundër UÇK-së.
Si ka mundur të krijojë Kosova gjykatë për krime të luftës, e cila pas luftës, ishte nën protektorat ndërkombëtar deri në shpalljen e pavarësisë në vitin 2008.
Nga kush Kosova paska pasur detyrë shtëpie të formojë gjykatë për krime lufte. Të gjitha gjykatat në Kosovë kanë qenë në juridiksionin e gjykatave të UNMIK-ut dhe EULEX-it. Të gjithë gjykatësit prokurorët, administratorët, shumica syresh shqiptarë kanë qenë ata të kohës së regjimeve okupatore, dhe shumë të tillë janë edhe sot. Të gjithë ata kanë bashkëpunuar dhe bashkëpunojnë me të gjitha gjykatat, ku akuzohen, dënohen dhe shpallen fajtorë luftëtarët e UÇK-së. Janë akuzuar, arrestuar, janë dënuar me burg qindra luftëtarë të lirisë, por këtë nuk e di ish ambasadori, i cili tani akuzon Thaçin dhe të tjetët po aq sa Serbia, banda e Veton Surroit, Behlul Beçajt, Shkëlzen Gashit dhe e të tillëve, të cilëve iu ka bashkuar edhe Islam Lauka, sepse nuk e pranon konstatimin e kryeministrit Edi Rama, se goditja nga Gjykata Speciale nuk ka qenë vetëm kundër Thaçit e Veselit, por edhe kundër UÇK-së, pavarësisë së Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve. Lauka nuk është ndjerë shqiptar i tillë, në emër të cilit foli kryeministria pa e pyetur Islam Laukën, Lulzim Bashën, Sali Berishën dhe tërë sojin e tute politik
Gjatë viteve të pasluftës luftëtarët e lirisë janë akuzuar për krime lufte dhe janë dënuar nga:
Gjykatat e UNMIK-ut, të instaluara në Prishtinë dhe në disa qytete të Kosovës:
Tribunali i Hagës, në Holandë,
Gjykatat e Serbisë në Beograd,
Gjykatat e EULEX-it, në Kosovë, ndonjëherë në bashkëpunim me gjykatat vendore,
Gjykatat në Maqedoni, kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Janë arrestuar, janë mbajtur me vite të tëra në arrest, në paraburgim, janë shpallur fajtorë disa edhe janë liruar nga akuzat dhe janë dënuar në Tribunalin e Hagës dhe në pesë gjykatat e përmendura:
Haradin Balaj,
Idriz Bala,
Lahi Brahimaj,
Ramush Haradinaj,
Fatmir Limaj,
Isak Musliu,
Rrustem Mustafa,
Latif Gashi
Nazif Mehmeti,
Daut Haradinaj,
Bekim Zekaj,
Ahmet Elshani,
Ramush Ahmetaj.
Agush Memishi,
Samet Hajdari,
Nazif Hasani,
Ahmet Hasani,
Burim Fazliu,
Selman Sadiku,
Faton Hajdari,
Ferat Hajdari,
Kamber Sahiti,
Sadik Aliu,
Shefqet Musliu,
Fazli Ajdari,
Rexhep Aliu,
Shaqir Shaqiri,
Idriz Aliu,
Ramadan Halimi,
Shemsi Nuhiu,
Nexhmi Krasniqi,
Naser Krasniqi,
Naser Shala,
Arben Krasniqi,
Behlul Limaj,
Refki Mazreku,
Sabit Shala,
Shaban Shala.
Besim Shurdhaj,
Rrustem Dema,
Enver Axhami,
Ejup Runjeva,
Bujar Tafili,
Nuhi Provoliu,
Sylejman Selimi,
Sami Lushtaku
Sabit Geci,
Ismet Haxha,
Sahit Jashari,
Isni Thaçi,
Avni Zabeli,
Agim Demaj,
Bashkim Demaj,
Driton Demaj,
Selman Demaj,
Fadil Demaku,
Jahir Demaku,
Nexhat Demaku,
Zeqir Demaku,
Nazim Bllaca,
Faruk Gashi,
Shpresim Uka,
Driton Hajdari,
Bekim Syla,
Sadik Abazi,
Selim Krasniqi,
Bedri Zyberaj,
Xhavit Elshani,
Milaim Latifi,
Agron Krasniqi,
Burim Ramadani,
Arsim Ramadani,
Arben Kiçina,
Jeton Kiçina,
Riza Aliaj,
Shaban Hoti,
Haki Rexhepi
Lirim Jakupi,
Fatos Aliu,
Amir Sopa,
Hebib Ahmeti,
Nevzat Zyberi,
Izmit Ameti,
Mehdi Islami,
Florim Ameti,
Nevzat Arjani,
Shehir Zyberi,
Nadi Dauti,
Baftjar Beqiri,
Tafil Dauti,
Hanif Dervishi, Vdiq në tortura në Burgun e Manastirit.
Rametulla Dauti,
Shkendim Dauti,
Ibrahim Sulejmani, Vdiq në burgun e Shtipit, në prag të komunikimit të pafajësisë për krime lufte.
Roland Bartesko, luftëtar i UÇK-s, nga Gjermania, është dënuar 17 vjet për sulm kundër zyrës serbe të regjimit të Milosheviqit në Kosovën e pas luftës, ku kanë punuar edhe shqipfolës dhe spiunë të Serbisë.
Të gjitha këto gjykata kanë dënuar qindra luftëtarë të lirisë dhe aktualisht po merren me hetime e gjykime kryesisht për ato lëndë penale që janë konsideruar “krime gjatë luftës” apo “krime të luftës”. Asnjë nga këto gjykata nuk ka marrë për bazë se, cila palë ka kryer krime dhe mbi cilat motive, por duke qenë se faktori ndërkombëtar nuk shpalli humbës as fitues të luftës, gjykatat e instaluara në Kosovë filluan të ndjekim kryesisht luftëtarët shqiptarë, për të cilët regjimi i Milosheviqit pretendonte se kanë kryer krime, ndërsa kriminelët serbë kishin ikur në Serbi dhe kishin shpëtuar nga ndjekja e gjykatave ndërkombëtare, edhe pse ata i kishin kryer krimet kundër popullatës civile shqiptare brenda territorit të Kosovës.
Dhe, nuk kanë mjaftuar që këto gjykata kanë dënuar qindra ish-luftëtarë për vepra të kualifikuara si “krime lufte”. Numri i saktë i të dënuarve nuk dihet. Nuk e dinë shoqatat e luftës, as veteranët.
Numrin e saktë të dënuarve nga radhët e pjesëtarëve të UÇK-së, në periudhën 15-vjeçare, pas luftës e di mjaft mirë Ministria e Drejtësisë, ose nuk ka vullnet ta shpall, as ka vullnet t’i tregojë opinionit se për 15 vjet katër gjykata, ndërkombëtare, rajonale dhe vendore kanë shpallur fajtorë dhe kanë dënuar qindra luftëtarë të UÇK-së, të akuzuar për vepra, që konsiderohen krime të kryera gjatë luftës dhe për krime lufte, meqë sipas akuzave ata kanë vrarë dhe kanë torturuar spiunë të regjimit të Milosheviqit dhe policë e ushtarë serbë.
( RKL -2015)