RKL: Ish-ambasadori, Islam Lauka, kundër Thaçit e Ramës, mbështet Veton Surroin, Behlul Beqajn e Fatos Lubonjën I

RKL: Ish-ambasadori, Islam Lauka, kundër Thaçit e Ramës, mbështet Veton Surroin, Behlul Beqajn e Fatos Lubonjën I

Islam Lauka, i cili gjatë kohës sa ishte ambasador i Shqipërisë në Kosovë, edhe pse vinte nga “grigja politike e Sali Berishës”, në paraqitjet publike  kishte një qëndrim korrekt ndaj luftës së UÇK-së.  Por  tani kur nuk është më në atë post, si analist iu ka bashkuar “hordhisë së intelektualёve ”, si Veton Surroi, Behlul Beqaj, Fatos Lubonja e ndonjё tjetёr, kundër kryetarit Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili duket se e ka nervozuar shumë, meqë po e merr në mbrojtje Thaçin e Kosovën.

Sipas Laukës, ky lloj folklorizmi, sidomos i Edi Ramës, në mbështetje të kreut të Kosovës e ka nevrikosur atë. Ai ka shkruar për “Kohën” titiste të Surroit  se “Po tё pёrpiqemi tё shohim ҫfarё fshihet poshtё maskёs së “patriotit” tё prekur e tё indinjuar, rezulton se reagimi i Hashim Thaҫit dhe Edi Ramёs ndaj veprimit tё Prokurorit Special ёshtё fund e krye instrumental, (mbase ka dashur të thotë i instrumentalizuar, sepse fjala instrumental, në muzikë ka tjetër kuptim.)

Para pak ditёsh, zyra e Prokurorit tё Specializuar njoftoi se ka ngritur akuzё pёr krime lufte dhe kundёr njerёzimit ndaj presidentit tё Kosovёs, Hashim Thaҫi, dhe kryetarit tё PDK-sё, Kadri Veseli. Theksohet se nxjerrja e kёtij njoftimi, pa konfirmimin zyrtar tё aktakuzёs, lidhet me pёrpjekjet e pёrsёritura tё Thaҫit dhe Veselit pёr pengimin dhe sabotimin e punёs sё Gjykatёs sё Specializuar, pёrfshirё fushatёn pёr shfuqizimin e saj, si dhe me orvatjet e tyre pёr t’iu shmangur drejtёsisё. Lauka shton se nё emisionet televizive, kushtuar kёsaj teme, politikanё, diplomatё, studiues dhe analistё, pa u marrё fare me pёrmbajtjen e akuzёs sё Gjykatёs Speciale, por duke iu referuar, kryesisht, raportit tё Dik Martit, u vunё nё garё me njёri-tjetrin, kush e kush t’i thurё mё shumё lavdi Hashim Thaҫit, pёr tё pёrfunduar nё gjetjen e argumenteve, nё favor tё tezёs kur themi UҪK nёnkuptojmё Thaҫin, kur themi Thaҫi nёnkuptojmё Kosovёn.

Tё nesёrmen e botimit tё njoftimit, nё fejsbukun zyrtar tё presidentit tё Kosovёs u shfaq stema e UҪK-sё, e shoqёruar me fjalёt (nё shqip dhe anglisht), Askush nuk mund ta rishkruajё historinё e Kosovёs. Kjo ide do tё zinte vend qendror edhe nё adresimin e tij pёr qytetarёt e Kosovёs, më 29 qershor 2020, krahas atyre pёr misionin e tij historik dhe linҫimin qё, gjoja, po i bёhej nga Dhomat e Specializuara.

 

Konstatimet e Islam Laukës, janë të vijës zyrtare të Sali Berishës, kundër Thaçit dhe ato datojnë qysh në vitet 90- e sidomos pas luftës fitimtare të UÇK-së. Nuk e dimë kontributin e këtij njeriu të Sali Berishës  për lejen që i ka dhenë  Dik Martit të hulumtojë shtëpitë e dyshuara të fshatarëve  shqiptarë në Shqipëri, ku Dik Marti, Barayber e kompania e tij kanë zbuluar se gjoja ushtarët e Thaçit gjatë luftë paskan  bërë transplante organesh në “torishtat e dhive dhe deleve”.

Sali Berisha, përnjëherë pas luftës  me kohë kishte angazhuar në hetimet e UNMIK-ut kundër UÇK-së,  bijën e tij Argita dhe pionierin, Lul Basha, i cili kishte  shoqëruar peruanin Barayber, me veturën e mbushur plot mbetje eshtrash që i kishte marrë në Morgun e Prishtinës, derisa ishte zyrtar i Mjekësisë ligjore. Nuk dihet cili ka qenë asokohe roli i Laukës, por tani megjithatë diçka do të zbulohet, sepse afrimi me spiunët  e Dodik Martinoviqit,  sikur janë Surroi  Beqaj e kompania e tyre proserbe, ka një kuptim, ka mbase edhe një histori që do të zbulohet kur do t’ i vijë radha.

Dhe ja cila ishte e vërteta  e qëndrimit të Sali Berishës kundër luftës së UÇK-së, sipas kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi.

(Dy deklarata të kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi  lidhur me zhdukjen e Remzi Hoxhës për shkak se kishte zbuluar takimin Berisha, Milosheviq, Gligorov)

Vëzhgimi i Remzi Hoxhës, është lidhur me një takim të mundshëm mes presidentit shqiptar të kohës Sali Berisha, presidentit serb Slobodan Millosheviq dhe atij maqedonas Kiro Gligorov. Ajo që flitet prej afro tri dekadash është se Remzi Hoxha i ka filmuar, por prova për zhvillimin e takimit nuk janë zbuluar kurrë.

I vetmi për të cilin thuhet se kishte informacione të sakta lidhur me këtë episod ishte gazetari Ali Uka.

Ai, do të masakrohej në apartamentin ku jetonte në Tiranë në rrethana të mistershme.

“Sipas Ali Ukës që fliste hapur në atë kohë me mua, (H. Thaçin) arsyeja e vrasjes ishte ajo se Remzi Hoxha kishte arritur të siguronte një dëshmi, video incizim të një takimi të fshehtë mes Sali Berishës dhe Slobodan Millosheviqit dhe Gligorovit në Ohër. Mendoj se dy njerëz e kanë pasur atë video, Azem Hajdari dhe Ali Uka, asnjëri prej tyre nuk jeton, dhe këtë mund ta thotë vetëm, Sali Berisha se ku ndodhet”, tregon ish–Udhëheqësi Politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, për Top  Story në Top Channel.

“Në një nga udhëtimet që babi kishte bërë me Shefqet Maliqin dhe Basri Zukën, në kuadër të sindikatës, në të kthyer nga Tushëmishti për në Shën Naum. Me të mbërrirë në kufi, polici u thotë që duhet të shkonin nga ana tjetër, nga Qafë Thana pasi kufiri ishte mbyllur. Në të kthyer i ndalon një polic civil dhe u thotë që duhet të ndaloni derisa të kalojë konvoji i presidentit. Në lajmet kryesore del si informacion që Slobodan Millosheviq takohet me Gligorovin në Shën Naum. Në të njëjtën kohë e bëjnë lidhjen që edhe Berisha paska shkuar në atë takim”, tregon Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës.

Islam Lauka mund të mos keqe qenë i përzier në këtë aferë, por nga doli tani urrejtja e tij kundër Thaëit, vetëm sepse atë e përkrah me tërë fuqinë, Edi Rama, kryeministri, të cilin Sali Berisha e urren më shumë se Enver Hoxhës, të cilit i ka shërbyer 40 vjet, madje duke qenë edhe mjek i tij persona. Nuk dimë kujt i ka shërbyer asokohe Islam Lauka?

Sipas Thaçit, Remziu dhe dy miqtë e tij, ishin shkëmbyer me eskortën e presidentit Berisha pranë pikës kufitare me Maqedoninë në të njëjtën ditë kur u zhvillua takimi Millosheviq-Gligorov fare pak kilometra më larg.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zbërthyer të gjitha prapaskenat që ndodhnin me politikën, gjatë kohës kur u zhduk Remzi Hoxha.

Ai lëshon akuza të forta ndaj ish–presidentit shqiptar të asaj kohe, Sali Berisha.

“Sipas Aliut, dhe dëshmisë që kishte siguruar në atë periudhë, ishin diskutuar dy çështje apo vendosur. E para ishte marrëveshja trepalëshe Berisha-Millosheviq-Gligorov për vijimin e kontrabandës. E dyta ishte marrëveshje Millosheviq- Berisha, bilateral, shitblerje e armëve nga Shqipëria për Jugovllavinë për njësitet ushtarake e paraushtarake në Kroaci e Bosnje, por edhe njësi tjera që qëndronin të gatshme për të kryer spastrim etnik, edhe në Kosovë që ndodhi më vonë”, tregon Hashim Thaçi, në emisionin Top Story në Top Channel.

Basri Zuka, Sekretari i Shoqatës që drejtonte Remziu, i dërgon një letër Ibrahim Rugovës ku e informon lidhur me sa ata ishin dëshmitarë, duke i shprehur dyshimet e veta.

“Rugova e pyet Berishën, i thotë: ‘A është e vërtetë kjo që flitet apo jo?’ Berishës i bie në vesh që Remzi Hoxha e ditka këtë fakt dhe na paska përcjellë”, tregon Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës. “Sipas Ailut gjithmonë një dëshmi e tillë kishte përfunduar në duart e Azem Hajdarit. E, ai në atë kohë shantazhonte presidentin Berisha. Raportet ishin aq të acaruar e çuan në përplasje, ndoshta edhe me pasoja për Azemin më vonë”, rrëfen,  udhëheqësi politik i UÇK-së, gjatë luftës, Hashim Thaçi.

Ku e ka hallin, Islam Lauka në tërë këtë histori duke marrë krahun e Surroit, Martinoviqit e Vuçiqit?

Koha do ta zbulojë edhe këtë.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Nga 500 uniformat që kanë arritur në Shtab, vetëm 50 janë ndarë për ushtarët e Batalionit Ruzhdi Salihu (E mërkurë 18 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Nga 500 uniformat që kanë arritur në Shtab, vetëm 50 janë ndarë për ushtarët e Batalionit Ruzhdi Salihu (E mërkurë 18 nëntor, 1998)

Sot qysh në mëngjes kam filluar ta hartoj një rrëfim jetëshkrues për Jetë Hasanin. E …