Kryetari francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel do të organizojnë me BE-në një samit virtual të premten midis Kosovës dhe Serbisë që synon lehtësimin e tensioneve midis rivalëve ballkanikë, tha zyra e Macron, raporton APP. Vendimi vjen pasi kryetari i Kosovës Hashim Thaçi u akuzua muajin e kaluar për krime lufte nga prokurorët në Hagë. Aktakuza çoi në shtyrjen e një samiti të Shtëpisë së Bardhë midis Serbisë dhe Kosovës që do të mbahej në fund të qershorit.
