Reçica: ALLED 2, projekti që po mbështet dhe përgatit të rinjtë për tregun e punës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur në takim, Gunther Zimmer, udhëheqësin e Zyrës Koordinuese të Agjencionit Austriak për Zhvillim (ADA), për të diskutuar rreth ecurisë së projektit “Harmonizimi i Arsimit dhe Aftësimit me Nevojat e Tregut të Punës – ALLED 2”, që financohet nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake për Zhvillim. “Projekti ALLLED 2 po vazhdon të ndihmojë zhvillimin e arsimit dhe të aftësimit profesional në vendin tonë, gjithnjë në funksion të mbështetjes së të rinjve tanë, për të qenë sa më të përgatitur për tregun e punës”, ka thënë ministri Reçica. Ministri Reçica e ka falënderuar udhëheqësin e Zyrës Koordinuese të ADA-së, Gunther Zimmer për gjithë kontributin e tij dhe qeverisë austriake që ndër vite ka dhënë për qytetarët e Kosovës. Gjithashtu, ministri Reçica ka shprehur gjithë gatishmërinë tij dhe të MPMS-së për të vazhduar bashkëpunimin rreth projekteve me interes të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …