Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka biseduar me ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando, me të cilin ka folur lidhur zhvillimet politike në vend, si dhe sfidat në të cilat po kalon Kosova, në këtë situatë të ndjeshme. “Prita sot në takim, ambasadorin e nderuar, Nicola Orlando. Diskutuam së bashku për zhvillimet politike në vend, si dhe sfidat në të cilat po kalon Kosova, në këtë situatë të ndjeshme. Ambasadori italian, shprehu mbështetjen e vendit të tij, në proceset integruese të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe Bashkim Evropian. Jam falënderues për rolin e Italisë në të kaluarën dhe në këto ditë me rëndësi për të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …