Kryetari i Francës, Emmanuel Macron ia ka bërë të ditur kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, se Franca mbetet e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën në dialog. Hoti në Paris ka nënshkruar dy marrëveshje Francë-Kosovë, dhe e ka ftuar për vizitë në Kosovë kryetarin e Francës. Arritëm dy marrëveshje të rëndësishme me Francën, atë të shkëmbimit të dhënave në mes të dy ministrive të brendshme dhe mundësinë e punësimit të familjarëve të diplomatëve të Francës dhe Kosovës. U zotuam që të punohet në promovimin e shkëmbimeve ekonomike në mes të Francës” “Marrëdhëniet e Kosovës me Francën janë të shkëlqyera, ndërsa Franca ka luajtur rol kyç në të gjitha fazat e shtet ndërtimit të Kosovës dhe populli i Kosovës është mirënjohës për këtë. Biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, me fokus në perspektivën euro-integruese, si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë kryeministri, Avdullah Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …