Kur e pata dëgjuar intervistën e fundit të Islam Laukës nuk jam habitur, pasi që në këtë kohë aktuale njerëzit bien në mbrëmje patriotë, e në mëngjes zgjohen tradhtarë.
Më vjen keq që ky intelektual është në taborin kundër të mirës për Kosovën. Lauka kishte mbet burri i mirë që han bukën e vet e mban gajlet e atdheut, jo të merr misione mbi supe që s’mund i mbajë. Ky me një plumb donte t’i vriste dy zogj, si që thotë populli!
Duke sulmuar Edi Ramen, që nuk kishte asnjë arsye, por kishte qëllim për t’i hap rrugë kundërshtarëve të tij në Shqipëri, solidarizohet me Gjykatën Speciale dhe godiste Thaçin dhe Veselin për të i lëshuar rrugë Kurtit.
Po çfarë misioni ka ky njeri?
Cili është ai, ishte ambasador i Shqipërisë, apo misionar i dikujt që do të bëjë rrëmujë Kosovën dhe Shqipërinë.
Me arsyetimin Makiavelist përpiqej në intervistë ta ndaj Hashimin e Kadriun nga UÇK dhe këta na qenkan veçse individë dhe asgjë ma shumë. Kjo hipokrizi ishte aq e tejdukshme sa qartësonte një urrejtje dhe qellim kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit, sikur nuk njolloset UÇK-ja. Kujt mund t’i mbush mendjen me ketë demagogji e propagandë.
Ne jemi të ndërgjegjshëm se gabime mund të ketë të çdo njeri por të kënaqesh në fatkeqësinë e tjetrit edhe kur pasojat janë për gjithë Kosovën dhe liria e kontestohet. A thua janë përpjekjet e vonuara të puçit qeveritar me 14 shtator 1998 në Shqipëri dhe komplotin e luftës së UÇK-së me 22 gusht 1998 sipas marrëveshjes me Millosheviqin dhe marrëveshjes së ma vonshme m 13 maj 1999 me Millutinoviqin.
Unë nuk besoj se Lauka te jetë i përzier në këto raste dhe kurrë nuk do të doja te jetë ashtu, por intervistën e fundit që dëgjoja ishte në ketë frymë dhe qonte ujë në atë drejtim. Nëse nuk paska të drejt Edi Rama të shqetësohet për Kosovën dhe në këtë rast për dy udhëheqësit e UÇK-së. Të mbështes dhe ruajë imazhin e Kosovës dhe të UÇK-së.
Me çfarë të drejte angazhohet Lauka kush i jep këtij të drejtën të i ndaj ata që mund të akuzojnë se s’qenkan UÇK, por individë. Nëse udhëheqësit e luftës Shtabi i Përgjithshëm dhe komandantet e zonave s’qenkan UÇK. Ka shumë që e duan UÇK-në me trup e pa kokë?! Kurrë nuk kisha menduar se një intelektual i nivelit të Laukës ta shpalos pikëpamje të tilla. Sa kuprimplote ishte shprehja e Adem Demaqit se, krejt që thonë se angazhohen për Atdhe nuk i bëjnë mirë atdheut. Së paku etika e diplomatit nuk duhej ta lejonte Laukun të mbajë njëanshmëri të tillë në momentin e tillë?!