I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, shprehu mbështetjen e plotë për udhëheqjen e liderëve evropianë në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Tutje ai ka shkruar se është shumë e rëndësishme që në këtë takim të përfundojë çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Emisari amerikan ka thënë se shpreson që në këtë takim të fillojë edhe zbatimi i marrëveshjeve që janë nënshkruar me ndërmjetësimin e tij në mes të Kosovës dhe Serbisë. Sipas Grenellit, Amerika asnjëherë nuk e ka besuar në një marrëveshje të shpejt brenda vitit midis Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se përqendrimi kryesor dhe i vetëm i SHBA-ve ka qenë normalizimi ekonomik.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …