Gjatë ditës së djeshme është mbledhur Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ku për temë diskutimi kishin vendimet e fundit të Qeverisë ndaj gastronomisë. Kjo shoqatë u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore për bashkëpunim në dhënien e kontributit në dizajnimin e masave dhe praktikave më të mira dhe më të përshtatshme, të cilat do të ishin më pak të dëmshme si për bizneset tona ashtu edhe për ekonominë e vendit. Gastronomët thonë se edhe pse kanë qenë vazhdimisht sektori më i goditur nga pandemia, ishin dhe janë të gatshëm për bashkëpunim me institucionet përkatëse.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …