Një delegacion i lartë nga Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës i udhëhequr nga myftiu Naim ef. Tërnava, kanë vizituar Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku janë pritur nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të BFI-së së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema hfz. Shaqir ef. Fetai. Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema hfz. Shaqir ef. Fetai, u ka uruar mirëseardhje vëllazërore mysafirëve nga Kosova dhe ka shprehur kënaqësinë për prezencën e tyre pas një periudhe të gjatë të mbylljes shkaku i pandemisë.
