Nëse i verbëti nuk e sheh diellin, nuk do me thëne se dielli nuk ekziston!
Surroi vazhdon:
“Kur tashmë kishin filluar bombardimet e Natos në Pranverë të vitit 1999, do të ishte krejtësisht jorelevante se çfarë profesioni do të zgjidhnin Hashim Thaçi. . . ”. Dhe Surroi në këtë rast na e zbulon ujin e nxehtë kur deklaron se “ veprimi i Natos ishte tektonik, do të lëvizte pllakat e gjeografisë dhe historisë’. . . . Prandaj konkludon se: “prej 24 Mars e deri më 12 qershor Hashim Thaçi ka mundur të zgjidhte cilindo profesion, dhe kjo gjë nuk do të ndikonte me asgjë në çlirimin e Kosovës”. Për Vetonin, Hashim Thaçi nuk ishte më i nevojshëm. Të paktën prej fillimit të bombardimeve të NATO-s. Sepse tashmë ishte Vetoni. Dhe kur është Vetoni, nuk ka nevojë për Hashimin.
Por Hashimi ishte i nevojshëm edhe për Vetonin, deri në momentin kur Vetonit i mjaftonte Vetoni.
Një aktore sërbe me emrin Lidia Vukiqeviq, në një rast, në një intervistë, kur është pyetur nga gazetari se çka janë meshkujt për ty? Ajo jep përgjigje të shkurtë dhe të qartë: ”mushkarci su za mene, toaletni papir, za jednu kratku upotrebu!”. Nuk e dimë vërtet çka mendon Vetoni për meshkuj, por koha e dëshmoi se pjesëtarët e UÇK-së, nuk ishin :”toaletni papir “, dhe aq më pak “ za jednu kratko upotrebu”.
Surroi mund të imagjinoi nga perspektiva e të sotmes se çlirimi i Kosovës do të ndodhte pa UÇK-në, sepse ndërhyrja e Natos do të ndodhte pa luftën e UÇK-së. Askush nuk mund të ja ndal imagjinatën. Por as imagjinata e shëndoshë në këtë rast nuk përbën histori, kurse imagjinata e sëmurë nuk mund të prodhoj as letërsi, për tu caktuar vendin njerëzve: kush do të punoi arsimtar historie, kush epror policie dhe kush epror i trupave emergjente. E këtë më së paku kanë mundur ta bëjnë jugonostalgjikët. Pos tjerash kjo edhe për efekte historike.
Logjika jugonostalgjike e kohës së socializmit vetëqeverisës jugosllav
Surroi duke bërë fjalë për rrugët e mobilitetit social, ai e ka merak dhe e vajton rrugën e zhvillimit evolutiv, por që në rastin e ‘Gjarprit’ kjo nuk do të pinte ujë, sepse do të ishte e gjatë. Për Surroin rruga evolutive do të nënkuptonte mësimin e devotshëm në shkollën fillore të fshatit fqinjë“, pra jo të fshatit të vet, sepse rruga evolutive e Surroit nuk e lejon këtë gjë, “pastaj shkollën e mesme të Klinës, pastaj fakultetin në Prishtinë”. . . e që kjo sipas tij do të nënkuptonte përsosje të mëtejme profesionale, punë shembullore. Dhe pas të gjitha këtyre”një sistem stabil dhe promotiv shoqërorë, do të duhet ta shpërblente pastaj këtë punë, me një avancim social”. Për Surrroin Kosova e atyre viteve ishte “ e stabilitetit politik 1968-1981 ndërtoj institucionet e veta, mu me rrëfime të këtilla evolutive të mobilitetit social. Fëmijët e fshatit, jo larg atij të ‘Gjarprit’, me plot punë dhe pak fat, arritën të ndërtonin institucionet arsimore, shëndetësore, informative dhe shtetërore”. Për Surroin ska dyshim se kjo është periudha më e artë e jetës dhe familjes së tij. Surroi gjatë kësaj kohe është brumosur me shkollë, intelektualizëm, ideologji, kulturë. . . por të gjitha këto kanë qenë brenda një sistemi të caktuar të quajtur monist, sistem ky që shqiptarët edhe pse pak me status më të avancuar se të viteve 50-ta e 60-ta, megjithatë nuk arriti dhe as nuk deshi që shqiptarët ti trajtonte si të barabartë me të tjerët. Kjo vërehej gjithkund : edhe në art, edhe në politik, edhe në shkencë, e sidomos në ekonomi. Prandaj janë të rinjtë e shumtë student, nxënës, intelektual, e punëtorë që kërkesat për barazi nacionale dhe sociale ti vazhdonin me më ngulm. Si nevojë e sistemit të ‘derrave të kënaqur’ lindi arsyeshmëria e vazhdimësisë së frenimit të ambicieve të “sokratëve të vuajtur “. Pra pushteti me të cilin Surroi ishte shumë i kënaqur, nuk lejoj që ti rriste të drejtat e shqiptarëve në nivel të barabartë me ato të popujve tjerë në Jugosllavi. Prandaj vazhduan proceset gjyqësore politike për Adem Demaqin edhe në vitet 70-ta. Proceset politike ndaj Demaqit dhe “gjarpinjve” të tjerë janë tregues i logjikës së vazhdimësisë për të drejtat e cunguara të shqiptarëve në të gjitha institucionet të cilat i përmend Surroi. Prandaj metoda evolutive nuk mund të bënte punë, sepse uji për shqiptarët shkonte në kahje të kundërt të rrjedhës së tij. E shqiptarët ishin në lum. Ata duhej të notonin përpjetë, në të kundërtën uji do ti barte teposhtë. Po kështu edhe në vitet 90-ta thirrjet e Surroit për zgjedhjet serbe ishin joracionale, madje edhe jo qëllim mira. Kjo bëri që “gjarpinjtë” e gjakut të zgjidhnin rrugën tjetër duke mos e anashkaluar në tërësi rrugën evolutive. Ata e kapën rrugën e revolucionit. Ndër ta ishte edhe studenti i historisë Hashim Thaçi, i cili nuk ju rrek rrugës së tregut edhe ashtu të stërmbushur me historianë, por rrugës së revolucionit, pra për ta bërë historinë. Vërtet Hashim Thaçi nuk u bë historian. Ai bëri histori. Natyrisht histori të ndryshme nga ‘Republika e Uzhicës’.
‘Gjarpri’ pa e pyetur Surroin ju fut kësaj rruge. Nuk e pyeti as mendësinë ujdiste kur u aktivizua në drejtorin politike të UÇK-së. Ani pse kjo mund ti dukët ekuivalencë e komisariatit të partizanëve në Luftën e Dytë Botërore. Se si kanë vepruar komisariatet në Luftën e Dytë Botërore Surroi e di mirë, prandaj është racional dhe nuk i fajëson. Surroi ka mirëkuptim ndaj komisariateve të partizanëve në Luftën e Dytë Botërore, të cilët gjithashtu nuk e kanë pyetur Surroin se si të vepronin, për arsyen e thjeshtë se Surroi atëherë nuk ishte akoma i lindur. Prandaj Surroi kishte dhe ka mirëkuptim, dhe është tolerant për funksionimin e komisariateve të partizanëve. Por kur është çështja te UÇK-ja dhe te Hashim Thaçi, Surroi nuk e ka asnjë mirëkuptim. E si ta ketë, në kohën që UÇK-ja dhe Hashim Thaçi vepruan, pa e pyetur Surroin fare. Pa u konsultuar me të, kur tashmë Surroi ishte krijesë e gjallë mbi këtë dhe? Hashim Thaçi siç po shihet, në këtë rast ka bërë blasfemi ndaj jugonostagjikëve.
Krijimi i mjegullës dhe kafshimi i Vetonit
Në bisedat dhe sjelljet e delegacionit te Kosovës Surroi mundohet ti kapë imtësirat, dhe përmes tyre te krijoi një përshtypje për rregullsinë e çrregullt. Pra përmes ndonjë të mete apo edhe atyre gjërave që nuk janë të meta, duke i irrituar në progresion gjeometrik, mundohet të ja servoi opinionit, me synimin që me gjethe ta mbuloi trungun. Kështu ai flet për vonesat e Hashimit, për profesorin e kimisë –Azem Sylën i cili nuk e paska dëgjuar fjalën koncenzus, prandaj si synim do ta kishte çështjen se si Hashim Thaçi të zgjidhej në krye të delegacionit të Kosovës. “Nga ky kandëvështrim, ai moment i Konferencës së Rambujesë nuk ishte i Lutës se UÇK-së për çlirim nga Serbia, por çlirim nga lidershipi i Rugovës, çlirim nga Rugova “, konkludon Surroi. Pra për Surroin së pari nuk është demokratike që UÇK-ja ka kapur armë në duart e veta. Për Surroin nuk ish demokratike që Hashim Thaçi ishte drejtor i drejtorisë politike, e si rrjedhojë si mund të ishte demokratike zgjedhja e Thaçit si kryetar i delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë? Kjo madje nuk është demokratike sipas kritereve ujdiste, kështu që profesori i kimisë që nuk i ka ditur formulat e politikës surroiste, në këtë rast, ja ka shkelë të drejtën dhe liritë themelore të fantazisë demokratike Veton Surroit. Surroi nga perspektiva e të sotmes mundohet ta paraqes mollë sherri UÇK-në, gjoja se ajo nuk e kishte synim ta luftonte Serbinë, e rrjedhimisht as çlirimin nga Serbia, por e paska patur synim çlirimin nga lidershipi i Rugovës përkatësisht Rugova! Ky konkludim, pa dyshim bën pjesë në mesin e një prostitucioni politik dhe monstruoziteti të llojit të veçantë. Të gjithë e dinë, edhe lopët në grazhd, se lufta e UÇK-së lindi si rrjedhojë e dështimit të politikës paqësore për të dhënë fryt. Cilit aventurier do ti binte ndër mend që të derdhte gjak, të kapte armë në dorë, për të luftuar me Serbinë për zgjidhjen e problemit të Kosovës, përderisa ky problem paska pasur për tu zgjidhur edhe ashtu, pa luftë fare? A kishte nevojë Adem Jashari ta flijonte tërë familjen dhe veten e tij nëse çështja do të zgjidhej pa lufte? Adem Jashari luftoi me Serbinë apo me Rugovën? Këto të gjitha i di Surroi, madje di më shumë se kaq, por qëllimisht do të përhap mjegull sepse “ujku do mjegull“. E nëse uju është shumë i uritur, i terron sytë edhe në pikë të ditës. Prandaj Vetoni kafshon, sepse është i uritur. I uritur nga ëndrra e nostalgjisë. . .
Xhelozia e Vetonit për aktrimin dhe pamjen e George Clooneyt
Më tej Vetoni është edhe i obsesionuar në pamjen fenotipore të Hashim Thaçit. Prandaj e përmend me ngulm se si Hashimi paskësh lëshuar pe që të nënshkruaj në Rambuje tek asi atij iu çenka premtuar një rol në një film hollivudian.
Çështja e rolit, si aktor, është çështje si e një mësuesit të historisë. Hashimi nuk u bë mësues i historisë, sepse bëri histori. Kështu që nuk do të bëhej as aktor holivudian, ngase në holivud mund të gjendet dikush për të aktruar –interpretuar historinë. Ndoshta edhe mund të bëhej aktor, sikur ndonjë regjisor dhe skenarist holivudian të mos i thoshte ‘që të mos kesh dert’, sepse mund të jetë ndonjë aktor si p. sh. George Clooney, që do të mund ta interpretoj rolin e ‘Garprit’. Dhe mirë që ndodhi kështu, sepse po mos të kishte ndodhur, ‘Gjarpri’ do të bëhej aktor, pasi nuk u bë mësues historie. E po të bëhej aktor, përsëri kishte rrezik. Rreziku i xhelozisë nga ndonjë si Vetoni që nuk ja ka falë zoti pamjen e George Cloouneyt. Dhe jo vetëm kaq! Sikur ‘Gjarpëri’ të bëhej aktor, do të ishte çështje edhe e shqetësimeve të mundshme të ndonjë aktoreje kosovare, që për meshkujt mendon si Lidija Vukiçeviç. Në këto rrethana serish xhelozia ndaj ‘Gjarprit’. Shyqyr që ‘Gjarpri’ nuk u bë aktor dhe Lidija Vukiçeviçi e Kosovës, mund të vazhdoj ti trajtoj meshkujt si “toaletni papir, za jednu kratku upotrebu”.
‘Gjarprit’ dyfish dikush mund të ja ketë pa hajrin, që nuk u bë aktor. . . Më tej në ashtuquajturat ‘shënime heretike’, Surroi vazhdon ti përsëris duke i mbllaçitur e ripërtypur gjërat në vazhdimësi, duke kaluar kështu në monotoni. Kështu për UÇK-në Surroi vazhdon të shkruaj me urrejtje që nga embrioni i sajë. Për Surroin UÇK-ja “nuk kishte fytyra, si e tillë dilte hera herës me komunikata me një gjuhë rigjide”. Pra, UÇK-ja për Vetonin nuk paskësh fytyrë. E Vetoni natyrisht ka. Por nuk e dimë sa fytyra i ka. P. sh nuk e dimë cila është fytyra e Vetonit paradite, cila është fytyra e Vetonit në drekë, cila është fytyra e Vetonit pasdite, cila është fytyra e Vetonit në mbrëmje, cila është fytyra e Vetonit pas darke dhe mbrëmjeve të vona. As UÇK-ja këto nuk i ka ditur, sepse fytyrat e Vetonit kanë ndryshuar vazhdimisht, duke ndryshuar varësisht nga koha, moti, stina, dita, viti, dielli, hëna, … por me një fjalë, mund të thuhet, fytyra e Surroit është kombinim i tre fytyrave së bashku: i njeriut duke qarë, i një njeriu duke qeshur dhe i një njeriut duke u dhier. UÇK thotë Vetoni se ishte katalizator i proceseve. Por jo nuk ishte kështu. UÇK-ja ishte pjesëmarrëse në vetë proceset, apo shprehur në gjuhën kimike, ishte pjesëmarrëse në të gjitha reaksionet kimike. Katalizator nuk mund të ishte UÇK-ja. Katalizatorët mund të jenë substancat që i shpejtojnë reaksionet kimike, por që vetë nuk marrin pjesë në to. Në proceset e Kosovës ka pasur disa katalizator, e katalizator kryesor ishte vetë Serbia.