Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahemti apelon qytetarët që t’i zbatojnë masat e reja ndaj Covid-19

Shpend Ahmeti i propozon pesë masa që duhet ndërmarr pas situatës së re të krijuar me pandeminë e virusit korona

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka propozuar pesë masa pas situatës së re të krijuar me pandeminë e koronavirusit në Kosovë.  Në ditën kur u regjistruan 214 raste të reja – ditë rekord – Ahmeti ka thënë se komuna që ai udhëheqë do të veprojë në disa drejtime, por ka kërkuar që kërkesat e tyre të adresohen.  Ahmeti ka shkruar se vendi ende është pa strategji që do të jepte siguri te qytetarët. Pikë të parë të propozimeve, ai ka renditur kërkesën për më shumë testime. Pastaj është renditur “decentralizimi i betejës”, përgatitja e secilit institucion – spitalet regjionale, shëndetësia primare të riorganizohen për të krijuar qendra të Covidit. Preventiva duhet të fokusohet tek grupet e rrezikuara, duke vënë në theks të moshuarit dhe personat me sëmundje shoqëruese. Ahmeti ka thënë se duhet të shtohet kujdesi për hapësirat e mbyllura dhe të diskutohet me institucionet e bizneset. Në pikën e pestë, Ahmeti ka thënë se lufta do të humbet nëse ka fatalitete të shumta ose nga kriza ekonomike. Këtu ka fajësuar partitë politike për mosunitet.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …