Më së largu në fillim të javës së ardhshme pritet të nis shpërndarja e 60 milionë eurove për sektorin privat nga Qeveria

Dogana e Kosovës dhe ATK-ja grumbullojnë 80 milionë euro më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

Ulja e importit dhe rënia e konsumit për shkak të pandemisë COVID-19 ka ndikuar që të hyrat doganore të pësojnë rënie në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, që nga fillimi i vitit ky institucion ka grumbulluar 493 milionë euro. Por, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, këto të hyra janë 58 milionë euro më pak. Gjatë periudhës janar-qershor të vitit të kaluar të hyrat e Doganës ishin 551 milionë euro. Ndërsa ATK-ja gjatë kësaj periudhe ka raportuar se ka inkasuar 215.9 milionë euro, apo 22.6 milionë euro më pak sesa vitin e kaluar. Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, ka thënë për gazetën se arsye për këtë është rënia e importeve. Ai ka thënë se nga fillimi i vitit deri më tani ka pasur 1.6 miliardë euro importe. “Kjo paraqet ulje në krahasim me vitin e kaluar, pasi vitin e kaluar kishim 1.8 miliardë importe deri në këtë kohë”, ka thënë Stavlieci. Megjithatë, eksportet, sipas tij, kanë pasur rritje krahasim me vitin e kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …