leoni

Ndërroi jetë veterani i arsimit, Asllan Gashi nga Drenica

Ndërroi jetë veterani i arsimit, Asllan Gashi nga Drenica

Sot në moshën 84 vjeçare, pas një sëmundje të shkurtë, ka ndërruar jetë veterani i arsimit, Asllan Gashi nga Rezalla e Drenicës. Asllan Gashi ishte një ndër mësuesit e parë në Drenicë, ku tërë jetën e tij ia kushtoi arsimit shqip dhe edukimit të brezave. Ka lënë pas vetes një veprimtari të madhe në edukim dhe arsimim të dhjetëra gjeneratave. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, varrimi do të bëhet sot në varrezat e qytetit të Pejës, vetëm me praninë e familjarëve të ngushtë. (A.A)

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Përkujtimi i tyre është amanet që na obligon të mos harrojmë kurrë rrugën e lirisë

Sot, me respekt të thellë dhe mirënjohje të pafund, mora pjesë në homazhe në Gllogjan …