Vullneti e arrinë qëllimin…
Reagimi i bashkrenduar, jo emocional është i duhur, tani në gjendjen e re të krijuar.
Ndryshimi ose zhbërja, e ligjit për Gjykatën Speciale, mundë të bëhet.
Kompetencat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dihen dhe janë të njohura; Kuvendi ka të drejtë ligjore, të ndryshoj ligjin për Gjykatën Speciale.
Më 26 qershor 2015 është votuar nga deputetët, miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, amandamenti Kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale.
Më 3 gusht 2015, u miratuan ndryshimet Kushtetuese, që mundësuan themelimin e Gjykatës Speciale.
‘Tani me gjendjen e re të krijuar, vetëm të bashkuar, dalim të fituar’
Shkëputje; Nga fjalimi i ambasadorit amerikan, në Kosovë Delawie, më 17 Janar 2018.
“Ndryshimi ose zhbërja e Ligjit për Gjykatën Speciale dhe demonstrimi i përbuzjes së saj për sundimin e ligjit, do ta kthente Kosovën prapa me vite të tëra, në integrimin e saj në institucionet evropiane”.
Petrit Dibrani: Deputeti i Vetëvendosjes Dimal Basha, tani edhe kundër OVL të UÇK-së
Deputeti i Kuvendit të Republikës, tani edhe me deklaratë kundër (OVL), organizatë e dalur nga Simboli Kombëtar Shqiptar UÇK.
I njohur, me deklarata kontraverse, deputeti i LVV-je z. Dimal Basha, tash edhe kundër OVL-ës!
Të jesh kundër OVL-së, je edhe kundër simbolit kombëtar UÇK-ës, kur je kundër simbolit kombëtar, je kundër vetvehtes….
Deputeti i Kuvendit të Republikës, po harron se votat për tu zgjedhur deputet i ka marrë, nga qytetarët e Republikës.
Mos harro deputet, simboli kombëtar UÇK-ës, ishte dhe është populli shqiptar.
Gjaku i derdhur, i dëshmorëve të lirisë i’u ka mundësuar, edhe juve deputetë në fjalë, që të jeni pjesë e Kuvendit të Republikës, dhe të merrni pagë të majme…..
Deputet, ju lutem mos harro, gjaku s’është ujë!
Deputet mos harro, ushtarët e lirisë, po ashtu edhe OVL-ës, i kanë lënë gjymtyrët e tyre, në betejat e luftës, kundër regjimit shovinist, gjenocidial, barbar serb dhe pikë.
Deputet, ne përkrahësit e luftës për çlirim, liri dhe shtetëndërtim, kurrë – kurrë s’do harrojmë, gjakun e derdhur për liri.
Deputet, ju lutem mos harro, gjaku s’është ujë!