Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, në protesetën e organizuar nga kjo organizatë ka thënë se aktakuza e dorëzuar nga Prokuroria e Specializuar e Hagës ndaj kryetarit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli është e papranueshme. Ai tha se veprimi i prokurorit ishte i pamatur dhe i padrejtë. “Jemi mbledhur anekënd Kosovës në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme për të kundërshtuar akuzat e padrejta dhe të njëanshme, të ndikuara politikisht nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare që po i bëhen UÇK-së tash e 20 vite të orkestruara edhe nga Serbia edhe nga aleatët e saj. Shpallja e pazakontë e akuzave ndaj krerëve të UÇK-së e befasoi botën qytetare. Veprimi i prokurorit i pamatur dhe i padrejtë i cili për të ushtruar presin publik ka lëshuar deklaratën para se gjykata të konfirmoj ose rrëzoj akuzën e ngritur”, ka theksuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …