leoni

Raportohet se më shumë se 30 milionë njerëz janë infektuar me virusin korona në nivel global që nga fillimi i pandemisë

Mbi 12 milionë njerëz në botë janë të infektuar me koronavirus, sipas të dhënave të Universitetit “John Hopkins”

Mbi 12 milionë njerëz në botë janë të infektuar me koronavirus, sipas të dhënave të Universitetit “John Hopkins”. Rreth një e katërta e tyre janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë vend, rastet e reja po vazhdojnë të shënojnë rritje, kryesisht në shtetet perëndimore dhe jugore: Florida, Teksas, Arizona dhe Kaliforni. Që nga zbulimi i rasteve të para në muajin dhjetor në Kinë, Shtetet e Bashkuara janë bërë vendi më i prekur nga pandemia, me më shumë se 3 milionë raste të diagnostikuara dhe të paktën 132,256 vdekje, që është pak më pak se një e katërta e 548,000 vdekjeve në të gjithë botën. Jashtë Amerikës, numri i rasteve po rritet në Brazil, i cili ka rreth dy milionë të infektuar, dhe India me 742,000 raste të konfirmuara.

Meksika gjithashtu njoftoi për 6.995 raste të reja duke e kapërcyer Spanjën me numrin e përgjithshëm të të infektuarve me më shumë se 275,000.

Deri më tani në Meksisë kanë vdekur 32.796 persona.

Në Australi, 5 milionë njerëz janë izoluar në qytetin e dytë më të madh të vendit, Melburn. Banorëve u është thënë që të qëndrojnë në shtëpi për gjashtë javë pasi masat e tjera për të parandaluar përhapjen e koronavirusit që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …