ZYRA E OKB-së NË KOSOVË DHURON 2000 MASKA DHE DORZA PËR KOMUNËN E JUNIKUT

Komuna e Junikut gjatë ditës ka pranuar donacion nga Zyra e Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë material mbrojtës kundër Virusit COVID-19, donacioni i II-të nga OKB që nga shfaqja e pandemisë në vend. Përfaqësuesit e zyrës së OKB-së në Kosovë janë njoftuar për zhvillimet në komunën e Junikut dhe sfidat që po kalon komunitetit dhe qeverisja lokale si pasojë e Pandemisë globale duke përshëndetur iniciativën e zyrës së OKB-së për përkrahje të vazhdueshme komunave, veçanërisht komunave me kapacitete buxhetore të limituara. Lino Sciarra dhe Abedin Lataj kanë shprehur kënaqësinë për mundësin që kanë në përkrahje direkte dhe solidarizim me nivelin lokal. Komuna e Junikut falënderon bashkëpunëtorët- donatorët që përmes iniciativave të ndryshme po ndikojnë në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies sociale të komunitetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …