Kryetari Haliti vizitoi kompaninë për prodhime metalike VINEX në Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar fabrikën për prodhime metalike Vinex në Viti. Me këtë rast ai është njoftuar nga menaxhmenti i kësaj fabrike rreth prodhimtarisë së saj. Kreu i kësaj komune ka potencuar se VINEX-i është një kompani e rëndësishme për qytetarët e kësaj komune e cila me dekada ka bërë prodhime cilësore të cilët edhe janë eksportuar. Ai inkurajoj ata për punë duke potencuar se komuna e Vitisë, mbetet e përkushtuar të krijoj kushte sa më të mira për zhvillimin e ekonomisë në këtë komunë. Përndryshe në këtë fabrikë bëhet prodhimi i bulonave ,dadove ,konstruksione metalike , shtylla të tensionit te lartë, parmakëve rrugorë dhe pjesë te tjera për makineri si industrinë ndërtimit, industrinë e bujqësisë dhe industrinë e mobileve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …