Mbrëmë ka ndërruar jetë veterani i luftës, Mehmet Kastrati nga fshati Maxharrë i komunës së Malishevës. I ndjeri ishte i shtrirë në njërën prej klinikave në QKUK, dhe ka qenë prekur edhe me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar familja e të ndjerit, menjëherë pasi mjekët i kanë njoftuar për vdekjen e familjarit. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Kastrati dhe të gjithë bashkëluftëtarëve. I ndjeri ka vdekur menjëherë pasi IKSHPK i ka publikuar rezultatet e analizave të djeshme për rastet e prekura me COVID-19. Vdekja e mbrëmshme, e regjistron rastin e tretë të vdekjes në Komunën e Malishevës, të cilët kanë qenë të prekur edhe me COVID-19.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …