Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka kërkuar nga partitë politike kosovare që të bëhen bashkë dhe të punojnë në të mirë e qytetarëve. Heldt nga IKShPK-ja ku edhe ka dhuruar RT-PCR teste për diagnozë laboratorike të koronavirusit, shtoi se është e pakuptueshme se si partitë politike të përfaqësuara në Kuvend nuk kanë votuar pro marrëveshjeve ndërkombëtare. “Nuk e kuptoj pse Kuvendi dhe të gjitha partitë nuk bëhen së bashkë, në gjithë botën janë bashkuar të gjithë. Partitë politike të bëhen së bashku jo për veten, por për popullin e Kosovës”, ka theksuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …