Bashkësia Islame sot përmes një deklarate për media është shprehur kundër martesave të së njëjtës gjini në Kosovë. BIK thekson se me shqetësim ka marrë lajmin që në Projekt Kodin Civil të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë në të cilin lejohen martesat e gjinisë së njëjtë. Sipas këtij institucioni, një projekt të tillë është i papranueshëm sepse bie ndesh me parimet fetare, natyrën njerëzore dhe cenon kodin e familjes. Prandaj kërkohet nga Ministria e Drejtësisë që të heq dorë nga ky projekt dhe mos t’i hapet rrugë iniciativave të tilla të cilat bien ndesh me thelbin e jetës dhe natyrshmërinë e njeriut. BIK vlerëson se martesat e së njëjtës gjini nuk janë pjesë të traditës sonë të përbashkët dhe të të gjithë elementeve që përbëjnë kombin tonë. Bashkësia Islame u bënë thirrje publikisht deputetëve, që mbi të gjitha të kenë parasysh të mirën e familjes, shoqërisë, vendit dhe mos ta miratojnë këtë kod civil si të tillë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …