Qytetarët e Kosovës janë duke pritur që sot deputetët e Kuvendi të kryejnë obligimin tyre. Bëhet fjalë për rishikimin e buxhetit që po pritet të ndodh gjatë ditës së sotme. Seanca e Kuvendit ku kjo pikë e rendit të ditës është përcaktuar kishte filluar dje por që pas dështimit të votimit për marrëveshje ndërkombëtare seanca po vazhdon edhe sot. Ndonëse kanë kaluar orë që kur seanca a filluar ende nuk ka as një vendim rreth rishikimit të buxhetit. Kujtojmë se Ministria e Financave nuk ka mundësi të bëjë pagesat e pakos emergjente për mijëra qytetarë pa u bërë shikimi i buxhetit në parlament. Shumë qytetarë, punëtorë të kategorive të ndryshme janë duke pritur që në këtë seancë të vendoset për një shumë prej 170 euro të cilat ju takojnë. Mbetet të shihet nëse deputetët kësaj radhe do të mendojnë për votuesit, qytetarët dhe taksapaguesit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …