Përveç masakrave në Krushë të Madhe, Brestoc, Fortesë e Celinë, ku forcat policore e ushtarake serbe kishin vrarë e masakruar më shumë se 400 shqiptarë gjatë dy ditëve, ata kishin vazhduar sulmet brutale në të gjitha vendbanimet shqiptare. Me qëllim të shfarosjes dhe dëbimit masiv nga Kosova, më 26 mars 1999 ata kishin kryer edhe një masakër monstruoze, në Therandë, ish-Suharekë, ku në familjen Berisha të këtij qyteti kishin ekzekutuar mizorisht 50 anëtarë, në mesin e tyre edhe gra, fëmijë e burra të moshuar. Fillimisht forcat fashiste serbe kishin goditur me armë zjarri në drejtim të anëtarëve të familjes Berisha, e më pas viktimat e të plagosurit i kishin bartur në një objekt, ku kishin hedhur me bomba, me qëllim që askush të mos mbetej i gjallë dhe me qëllim për t’ i fshehur gjurmët e krimeve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …